KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Për pozitat e lira: Ekonomiste, Mirëmbajtëse, Sigurim
Institucioni: Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca & Poliklinika Rezonanca
Data e shpalljes: 01.06.2026
Vendi i punës: Prishtinë
Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” dhe Poliklinika “Rezonanca” shpallin konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për pozitat në vijim:
1. Ekonomiste (3 pozita të lira)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Njohuri të mira në raportimin financiar.
- Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike (p.sh. Excel)
- Përvojë pune e mëparshme në fushën përkatëse (e obligueshme).
- Trajnime profesionale në fushën përkatëse do të konsiderohen përparësi.
- Mosha deri në 35 vjeç.
2. Mirëmbajtëse (4 pozita të lira)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të kujdeset për pastërtinë dhe rregullin në ambientin e punës.
- Të jetë e ndershme, e sjellshme dhe bashkëpunuese.
- Të respektojë udhëzimet, procedurat dhe rregullat e vendit të punës.
- Të tregojë përgjegjësi dhe përkushtim në kryerjen e detyrave të punës.
- Të jetë nën moshën 35 vjeç.
3. Punëtor në Sigurim (3 pozita të lira)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të posedojë patentë shoferi (e obligueshme).
- Të ketë përvojë pune në fushën e sigurimeve ose në pozita të ngjashme.
- Të respektojë udhëzimet dhe rregullat e vendit të punës.
- Të jetë nën moshën 35 vjeç.
- Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit, deri me datë 06.06.2026.
-Intervista do të mbahet me datë 08.06.2026, në ora 11:00, në Poliklinikën “Rezonanca”.
-Aplikacioni për plotësim merret dhe dorëzohet në Poliklinikën “Rezonanca”, në adresën: Rr. Mbreti Zogu I, Pejton, Prishtinë.
Të interesuarit për informata shtesë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 038/243-801, 049/044-129-658.