business

Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike (2)

  • star Publikuar: 24-09-2024
  • star Skadon: 24-10-2024
Kompani DELTA Security
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1961

Delta Security - Kompani Profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006, shpall konkurs:

Pozita: Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike

Vende të lira pune: 2 POZITA

Vendi i Punës: PRISHTINË

Përshkrimi i Detyrave:

Monitorimi i sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, përfshirë monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

  • Të kenë përfunduar shkollën e mesme, preferohet shkollimi i lartë;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Preferohet të ketë përvojë të paktën një vjeçare në fushën e kërkuar;
  • Të mos ketë qenë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;

Kushtet e punës:

  • Kushte të mira të punës;
  • Kontratë afatgjatë;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Mundësi avansimi profesional dhe karriere.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).

Data e fundit për aplikim: 24.10.2024

Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.