business

Marketing & Content Manager


Ruaj
  • star Publikuar: 30-03-2026
  • star Skadon: 30-04-2026
Kategoritë Dizajn grafik, Dizajner/e, Marketing, Reklamim dhe Marketing
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Fragravia po zgjerohet — Bashkohu me ekipin tonë

Si një kompani dhe rrjet dyqanesh në rritje, Fragravia është në kërkim të personave të motivuar, kreativë dhe energjikë për t’iu bashkuar ekipit tonë në fushën e marketingut dhe dizajnit.

Lokacioni: afër Lagjes Marigona Residence, Orari: Me kohë të plotë

Fragravia kërkon një person të aftë dhe kreativ për pozitën Menaxher/e Marketingu dhe Përmbajtjes, i cili/ e cila do të ketë rol kyç në planifikimin dhe realizimin e fushatave promocionale, menaxhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekipin e shitjes dhe drejtuesit e kompanisë për promovimin e produkteve dhe rritjen e shitjeve.

Përgjegjësitë kryesore:

- Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut për produkte dhe oferta të ndryshme
- Koordinimi i përmbajtjes për rrjetet sociale si Instagram, TikTok, Facebook etj.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe menaxhmentin për të identifikuar prioritetet dhe produktet që duhet të promovohen
- Krijimi i ideve për përmbajtje kreative që ndihmon në rritjen e angazhimit dhe shitjeve
- Përcjellja e performancës së fushatave dhe propozimi i përmirësimeve
- Koordinimi me dizajnerin / video editorin për realizimin e materialeve promocionale
- Ndjekja e trendeve të tregut, rrjeteve sociale dhe sjelljes së konsumatorit

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

- Përvojë në marketing, marketing digjital ose menaxhim të rrjeteve sociale
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
- Mendim kreativ dhe orientim drejt rezultateve
- Aftësi për të planifikuar dhe zbatuar fushata që ndikojnë në shitje
- Njohuri të mira të platformave sociale dhe mënyrës së funksionimit të tyre
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në retail, beauty, parfume ose modë

Çfarë ofrojmë:

- Mundësi për të qenë pjesë e një brandi në rritje
- Ambient modern dhe dinamik pune
- Hapësirë për ide, kreativitet dhe zhvillim profesional
- Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe aftësive

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe çdo referencë relevante në [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu