
Inxhinier i ndërtimit
Vendi: Ferizaj
Kohëzgjatja: Kohë të pacaktuar
Orari: I plotë.
Përshkrimi i pozitës: Udhëheqja e vendpunishtes.
Inxhinieri ka për detyrë organizimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me Projektin Kryesor dhe të gjitha fazat si: Struktura, Elektrika, HVAC dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi, në të cilin përfshihen specifikimet teknike, kushtet e sigurisë në punë, standartet, si dhe planit dinamik të miratuar deri në fazën e dorëzimit të ndërtesës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ketë njohuri dhe aftësi në zbatimin e projektit
- Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit
- Aftësi organizative dhe të koordinojë të gjithë kontraktorët e përfshirë në projekt
- Të harton preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara
- Zbaton planin dinamik në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve
- Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në punishte
- Të ketë njohuri mbi dokumentacionin ligjor dhe teknik të nevojshëm, varësisht kërkesave të projektit
- Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projekti.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit,preventivin dhe specifikimet teknike
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve,raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
- Pranimin e detyrave nga Menaxheri apo i autorizuari I tij dhe implememtin e tyre në punishte.
Kualifikimet:
- Kualifikim Universitar në nivelin Bachelor/Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë
- Përvojë pune në Mbikëqyrje (se paku 3 vite)
- Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad, Archicad. Njohja e programeve tjera është përparësi
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
- Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale dhe teknike
- Të jetë i aftë të menaxhoje disa procese njëkohësisht
- Të këtë patent shoferin Klasa B.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën ; [email protected]
Afati për aplikim deri më 04.04.2025. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.