Kompani
AHM Auto Service
Kategoritë
Financa, Logjistike
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
138
Përshkrimi: Kërkojmë individ të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar me ne si AHM Service!
1. ( 1 ) Menaxher i financave
Kërkesat:
- Planifikimi dhe mbikëqyrja e buxheteve të kompanisë, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve financiare.
- Përgatitja dhe analiza e pasqyrave financiare, përfshirë bilancin, raportin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Monitorimi i transaksioneve financiare dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret fiskale.
- Aftësi në përdorimin të Microsoft Office
- Koordinimi i proceseve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat, furnitorët dhe partnerët financiarë.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.
2. ( 1 ) Zyrtar i logjistikës
Kërkesat:
- Organizimi dhe koordinimi i furnizimit me pajisje dhe materiale për nevojat e kompanisë.
- Mbajtja e inventarit dhe regjistrimi i saktë i lëvizjeve të mallrave.
- Planifikimi i transportit dhe koordinimi i dërgesave me furnitorët dhe klientët.
- Mbikëqyrja e proceseve të mirëmbajtjes së stokut.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi gjendjen e stoqeve dhe përformancën e logjistikës.
- Diplomë universitare në logjistikë, menaxhim biznesi, ose fusha të ngjashme ( E preferuar )
- Përvojë pune në logjistikë ose furnizim (Minimum 1-2 vite përparësi).
- Aftësi në përdorimin të Microsoft Office
- Aftësi në organizim dhe planifikim.
- Patent shofer
Pse të aplikoni tek ne?
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional
- Ambient pune dinamik dhe mbështetje e plotë nga ekipi
- Pagë konkurruese
Te ceket edhe lokacioni ju lutem ( Lokacioni: Prishtinë, rr. Përroi i Njelmët )
Nëse jeni të gatshëm për një sfidë të re dhe jeni gati të bëheni pjesë e një ekipi të përkushtuar, ju lutemi dërgoni CV-n tuaj në [email protected]