Job

50 TË VËRTETAT E IDENTIFIKIMIT TË KLIENTIT - TË VËRTETAT 31-40: KËRKIMI NË MEDIAT SOCIALE

Ndërkohë që shitja si proces me bazë ndërtimin e marrëdhënieve me klientët nuk ka ndryshuar shumë, mjetet për realizimin e shitjeve evoluojnë vazhdimisht, e këtu mediat sociale po zënë gjithnjë e më shumë një vend të rëndësishëm. Në serinë e 50 të vërtetave të Mark Hunter, mbi identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm, pjesa e katërt e tyre i dedikohet kërkimit dhe identifikimit të klientëve të mundshëm në mediat sociale dhe nëpërmjet email-it. Duke ju falenderuar për mendimet tuaja mbi tre pjesët e para, shpresojmë që edhe kjo pjesë t’ju ndihmojë në gjetjen e klientëve të rinj si dhe ndërtimin e përmirësimin e marrëdhënieve me ta.

Është koha që ta quaj foshnjën të shëmtuar dhe më besoni, është e shëmtuar! Shitja në mediat sociale nuk është as sociale, as shitje. Dakord, phhh…! Ndihem më mirë tani që e hoqa këtë peshë nga kraharori. Jam i sigurt që disa nga ju u shqetësuan nga kjo. Nuk më vjen keq. Unë thashë se këto ishin të vërteta mbi identifikimin e klientëve të mundshëm, kështu që një pjesë e kësaj do të thotë se unë nuk mund të rrëshqas përtej mediave sociale apo email-it. Shumë shitësa dështojnë në shitje, sepse duan të gjejnë një rrugëdalje të lehtë. Ata mendojnë se duhet thjesht të dërgojnë email-e ose të postojnë mjaftueshëm në rrjetet sociale, që bota në një farë mënyre të gjejë një shteg për në derën e tyre.

Por ky mit ra! Është koha për të bërë punën! Vazhdoni përpara dhe cilësojeni ende atë si një punë të vështirë. Është një rregull që ju bën të mendoni se do ta arrini numrin tuaj të shitjeve me mediat sociale dhe email-in. Kjo sepse keni frikë të bëni një bisedë të vërtetë. Keni frikë të dëgjoni "Jo". Rregulli im i preferuar është numri 39 dhe e kam thënë prej vitesh. Do të vazhdoj ta them derisa miti i mediave sociale dhe shitjeve sociale të pushojë, më në fund.

Nëse nuk jeni dakord me mua, vazhdoni dhe hidhni njoftime. Do të kthehem shpejt tek ju, me dhjetra shembuj të kompanive ku kemi përqafuar telefonin, kemi kaluar email-in në një rol dytësor dhe i kemi bërë mediat sociale mjete të një kërkimi të mëpasshëm. Në secilin prej këtyre shembujve, numrat provojnë veten. Në fund të fundit, nëse dëshironi të jeni i suksesshëm në shitje, duhet të angazhoheni dhe kjo do të thotë se nuk duhet të keni frikë ta përdorni telefonin për atë që është.

Para se të lexoni pjesën e katërt të “50 të vërtetave të identifikimit të klientit”, sigurohuni që të keni lexuar të vërtetat 1-30!

Këtu janë lidhjet:

Pjesa e parë: Të vërtetat 1–10

Pjesa e dytë: Të vërtetat 11-20

Pjesa e tretë: Të vërtetat 21-30

Këtu është pjesa e katërt me të vërtetat 31–40, lidhur me përdorimin e mediave sociale dhe email-it për identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm:

31. Sillni vlerë të re në çdo mesazh, qoftë në telefon, mesazh zanor, tekst apo e-mail.

32. Në çdo email, qëllimi juaj është të jepni një informacion jo dhe aq të mjaftueshëm. Krijoni mundësinë që klienti i mundshëm të marrë vendimin që të të telefonojë ose jo.

33. Ka gjithmonë kohë për të bërë edhe një telefonatë.

34. Mos u fshihni! Email-i nuk duhet të jetë mjeti juaj kryesor ose i vetëm i identifikimit të klientit të mundshëm.

35. Kur jeni në dyshim, merrni telefonin dhe bëni telefonatën.

36. Ju do të mësoni shumë më tepër rreth klientit tuaj të mundshëm në një telefonatë të shkurtër se sa nga shkëmbimi i pesë email-ve gjatë një periudhe dy javore.

37. Kurrë mos lejoni që nevojën për të bërë më shumë kërkime rreth klientit ta zëvendësoni me bërjen e një telefonate.

38. Çdo minutë e shpenzuar në mediat sociale duhet t’ja vlejë.

39. Nuk mund t'i çoni "klikimet", "pëlqimet" ose "shpërndarjet" në bankë.

40. Qëllimi juaj me një lidhje online është të krijoni një bisedë të drejtpërdrejtë.

Ju shkunda me këto 10 të vërteta? Jam i sigurt që po. Nuk mendoj se i kam përdorur ndonjëherë një nga këto të vërteta me një klient dhe të mos jetë dikush që mërzitet me mua. Por, jam në rregull me këtë, sepse kjo është pjesë e punës sime. Jam këtu për t’ju ndihmuar juve.

Mësoni si të bëheni të suksesshëm me të vërtetat 41-50 që do të vijnë Nesër!