Job

10 mundësi të reja punësimi në Mobilerinë “Doni-Sh”

Mobileria Doni-Sh zgjeron ekipin dhe hap mundësi të reja punësimi

Mobileria Doni-Sh, një emër i njohur në sektorin e prodhimit dhe dizajnimit të mobilieve, po zgjerohet dhe po kërkon profesionistë të rinj që t’i bashkohen ekipit të saj. Me fabrikën e vendosur në Bardhosh, në rrugën Prishtinë–Podujevë, dhe ekspozitën kryesore të mobilerisë në Fushë Kosovë, kompania vazhdon të investojë në rritje dhe inovacion.

Një nga pozitat kyçe për të cilat kompania është në kërkim janë arkitektët, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në dizajnimin e produkteve dhe projekteve të enterierit. Arkitektët e Doni-Sh pritet të jenë komunikativë, të aftë të kuptojnë kërkesat e klientëve dhe fleksibilë në orar. Ata asistojnë klientët gjatë zgjedhjes së produkteve, prezantojnë ide të reja të dizajnit dhe përgatisin skicat e nevojshme për prodhim. Njohuritë në programe si ArchiCad, AutoCad, SketchUp, si dhe posedimi i programit CORPUS, vlerësohen shumë. Përvoja e mëparshme në fushën e mobilieve paraqet përparësi.

Përveç arkitektëve, Doni-Sh ka nevojë edhe për monterë në terren, të cilët instalojnë produkte të ndryshme në ambientet e klientëve dhe përshtaten me situata të ndryshme pune. Fleksibiliteti, komunikimi dhe aftësia për zgjidhje praktike janë thelbësore për këtë rol.

Për me shumë shiko këtu konkursin: www.portalpune.com/jobs/?id=12068

Fabrika e Doni-Sh në Bardhosh është në kërkim të disa profileve të tjera profesionale:
Ndihmës operatorë,
Monterë në fabrikë,
– Si dhe operatorë fillestarë, të cilëve nuk u kërkohet përvojë paraprake.
Këto pozita janë ideale për kandidatët që duan të zhvillojnë një karrierë në industrinë e prodhimit të mobilieve, me mundësi trajnimi dhe avancimi të vazhdueshëm.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e tyre – përfshirë CV-në, dëshmitë shkollore, dëshmitë e përvojës së punës, certifikatat e trajnimeve dhe çdo letër rekomandimi – në email: [email protected] ose kontaktoni në këtë numër (Viber): +383 44 677 851

Afati i aplikimit është deri më 20 dhjetor 2025.

Ky zgjerim i stafit shënon një hap të rëndësishëm për Mobilerinë Doni-Sh, e cila vazhdon të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve të saj në tregun lokal.