Job

PortalPune feston 15 vjet të lidhjes së punëkërkuesve dhe punëdhënësve

Duke parë ndryshimet e shpejta të teknologjisë e cila ndikon edhe tek burimet njerëzore, kemi vazhduar investimet në platformën tonë, që mundëson krijmin e profilit të punëkërkuesit, profilit të punëdhënsit, ku punëdhënësi mund të publikoj konkursin direkt dhe punëkërkuesi nga profili i tij në portalpune.com aplikon me një klikim për ate vend pune.

Platforma e parë në vendin tonë për shpalljen e vendeve të punës me rritjen më të shpejt në treg që nga viti 2008 është krenare që shënon 15 vjetorin e lidhjes së punëkërkuesve me rolin e tyre të ardhshëm dhe punëdhënësve me kandidatë të kualifikuar dhe të ndryshëm për të fuqizuar fuqinë e tyre të punës. Një pioniere në industri, kompania vazhdon të jetë inovative dhe investoj në ekipin e saj, kërkimin e industrisë, teknologjinë dhe aftësitë e të dhënave për të zgjidhur pikat e kyçe për të lehtësuar përdoruesit në çdo fazë të procesit të punësimit. Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj misionit për Fuqizimin e Punësimit dhe fokus në nevojat e fuqisë punëtore të së ardhmes, PortalPune do të shënojë vitin historik gjatë tërë muajit Maj 2023 përmes disa aktiviteteve që do të njoftoheni në ditët në vijim.

Pesëmbdhjetë vjet më vonë PortalPune vazhdon të jetë një forcë shtytëse në industrinë e burimeve njerëzore dhe punësimit.

Me rritjen e kompanisë shfaqet nevoja për ristrukturim të saj, ku në këtë vit është themeluar kompania Talentix e cila nën vete do të ketë shumë shërbime dhe produkte ku do të jetë kompania amë e PortalPune, ShpalljePune, IT Karriera dhe Akademi Biznesi.

Në vitin që kemi lënë pasë në rrugëtimin tonë të suksesit na është bashkangjitur edhe platforma tjetër për shpallje të publikimeve www.shpalljepune.com e cila ka një numër të madhë vizitash.

Kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë që në fund të muajit Maj 2023 do të publikojmë platformën e parë dedikuar sektorit të TI-së www.itkarriera.com, e cila në vete do të përmbajë konkurse për vende pune, shpallje për projekte dhe tendere të fushës së Ti-së, informacionet për të gjitha trajnimet dhe ngjarjet që mbahen për sektorin e TI-së.

Tërë ky vit do të jetë vit me plot aktivitete të cilat do të ofrohen nga kompania jonë amë Talentix, ku qëllimi kryesor do të jetë Fuqizimi i Punësimit në vendin tonë.

Falenderojmë puëdhënësit që përzgjedhin kompaninë për të publikuar vendet e tyre të punës në platformën tonë, po ashtu edhe të gjtihë visitorët e platformës që na mundësojnë të jemi platforma numër NJË në vendin tonë që nga viti 2008.