Job

Portal Pune, 16 vjet në shërbimin tuaj!

Me 1 MAJ 2008 filloj rrugëtimi i portalit më të suksesshëm në tregun e punës, dhe kompani lider në treg të punës, Portal Pune.

Në këto 16 vjet, kemi bërë shpalljen e mijëra vendeve të lira pune, kemi ofruar këshilla për punë, trajnime rreth tregut të punës, ndërmjetësim në punësim si dhe panaire pune, jemi munduar dhe do të punojmë pa ndërprerë që të ju ofrojmë sa më shumë vende të lira pune duke qenë më afër juve, dhe po ashtu nuk do ndalim për asnjë moment që drejtat tuaja ti mbrojmë në çdo institucion dhe të mundohemi për më të mirën tuaj.

Gjatë këtyre viteve jemi munduar që me punë dhe përkushtim maksimal të jemi pranë juve, në mënyrë që të ndikojmë sado pak në zvogëlimin e papunësisë, ku përmes www.portalpune.com kemi mundësuar punësimin e mijëra punëkërkuesve të profileve të ndryshme.

Në vitin 2022 kompanisë Portal Pune, i është bashkangjitur edhe platforma Shpallje Pune www.shpalljepune.com e cila ka një numër të madh vizitash, dhe një sistem të lehtë për përdorim.

Në ketë vit na presin shumë risi dhe avancim softuerike që juve punëdhënës të ju lehtësojmë punën për lidhje me kompani dhe të arrijmë punësimin tuaj.

Një falënderim te veçantë shkon për gjithë klientët tanë, që kanë bashkëpunuar me Ne, në gjithë ketë rrugëtim dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë, po ashtu falënderojmë të gjithë ata qe kanë qenë pjesë e kompanisë tonë, dhe të gjithë bashkëpunëtoret për kontributin e dhënë.

Ne do të vazhdojmë të ju sjellim çdo ditë mundësi punësimi, duke ju garantuar në seriozitet dhe përkrahje, ku Ne jemi referenca kryesore për informatat mbi tregun e punës nga Institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Punëkërkues dhe klient të Nderuar ju falënderojmë që vazhdoni të qëndroni besnik ndaj Portal Pune, Ne do jemi pranë juve duke ju sjellë gjera që do ju lehtësojnë qasjen në tregun e punës, duke mos lënë asgjë të ju ikë dhe të jeni të informuar në kohë reale dhe të shpejtë, do mundohemi që në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë të bëjmë edhe mënyrën e rekrutimit transparent për të gjithë Ju.

“Së bashku jemi më të suksesshëm”.