Job

Ambienti i punës, përcaktues për përformancë të mirë

Tashmë është vertetuar që ambienti i punës përmirëson produktivitetin e punëtorëve, motivon punëtorët, dhe mishëron ata me objektivat dhe vizionin e organizatës duke i bërë besnik ndaj vendit të punës. Megjithatë krijimi i një ambienti të mirë të punës nuk është aspak i lehtë. Personalitet e ndryshme, orientimet dhe ambiciet personale, kerkesat dhe nevojat e ndryshme, e bejnë shumë të vështirë krijimin e një ambienti i cili do t’ju përshtatej të gjithë të punësuarve. Sidoqoftë mbetet detyrë elementare menaxheriale, sidomos menaxherëve të resurseve njerëzore  që t’i kuptojnë veçoritë e çdo të punësuari dhe të ndërtojnë një ambient pune që të gjithë punëtorët do t’i bënte të ndiheshin mirë dhe pjese e rëndësishme e organizatës.

Në vazhdim disa elemente që duhet ti ketë parasysh çdo menaxher.

Qasja korrekte dhe fer ndaj të gjithëve: Standarde të njejta për vlerësim të performancës, vlerësim korrekt dhe transparent për të gjithë të punësuarit. Komunikim i hapur dhe i barabart. Mbajtja e premtimeve dhe angazhimi i të gjithëve. Këto janë vetëm disa nga elementet që menaxhmenti duhet t’i imponoj si parime bazë të sjelljes, natyrisht duke ofruar shembuj personal të cilat do krijonin stadarde të reja pune.

Zhvillimi i karrieres: prezentimi i një plani për zhvillim të karrierës është esencial për të mbajtur punëtorin të angazhuar dhe të motivuar. Ofrimi i mundësive për të mësuar dhe zhvilluar gjatë orarit të punës, e mban punëtorin e angazhuar dhe eviton monotoninë në vendin e punës e cila mund të përcillet edhe tek punonjësit tjerë. Epoka e digjitalizimit ofron mundësi të mëdha për zhvillim të karrierës nga vendi i punës dhe pa kosto të madhë financiare.

Qëndrimi Pozitiv: të qenurit pozitiv është jetike për të mbajtur moralin e punëtorëve lart dhe për të relaksuar situata stresuese të cilat mund të ndikonin negativisht në ambientin e punës. Çdo ambient pune ka situata të vështira, që me pozitivitet mund të tejkalohen. Kjo nuk do të thotë assesi që të mbyllen sytë ndaj problemeve reale, por nënkupton një vështrim problemi nga këndi pozitiv.

Kushte të përshtatshme pune: puna në ambientë të dizejnuar mire, fizikisht i përshtatshëm dhe i pastër, me ndriqim të mirë, është një tjëtër faktor që nuk duhet të neglizhohet. Nje të tretën e jetës njëriu e kalon në vendin e punës, ndonjëhë edhe më shumë, prandaj është jetike që ambienti i punës të ofroj komoditetin e duhur. Jo rrallë here, organizatat e ndryshme i lejojnë vet punëtorët të ndërtojnë ambientin e punës sipas preferencave të tyre.

Këto janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë në ambientin e mirë të punës që padyshim se reflektohen pozitivisht në performancën në vendin e punës.

Ardit Krasniqi
Themelues i Portal Pune