Job

Salzburgu mundësi e talenteve nga Kosova!

Me ftesë të Odes Ekonomike në Salzburg të Austrisë, kompanitë e rekrutimit nga Kosova dhe Shqipëria morën pjesë në një vizitë zyrtare me një pritje të shkëlqyeshme dhe një organizim perfekt, dhe nga kjo vizitë mësuam shumë rreth tregut të punës dhe mundësimeve që i ofron Salzburgu.

Në fillim të hapjes se vizitës, Zenel Cakolli nga Oda Ekonomike e Austrisë prezantoj mundësit që i ofron tregu i punës dhe fuqinë punëtore në Kosovë, si dhe statistika të përgjithshme rreth Kosovës dhe zhvillimit të saj ndër vite.

Vizita kishe edhe karakter kulturor, ku gjatë vizitës kemi mësuar edhe për veshjet kombëtare të Salzburgut, ku njëkohësisht kemi vizituar edhe bukurit natyrore qe ofron ky vend, po ashtu qytetin e lashtë dhe te bukur Zell am See, si dhe shkollën profesionale të sektorit të hotelerisë.

Takimi me bizneset vendore të Salzburgut ishte një përvojë interesante dhe veçantë, në mes të pranishmeve që na uruan mirëseardhje ishte edhe Koordinatori Bahri Troja dhe u shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova dhe Shqipëria.

Shumica e kompanive pjesëmarrëse kanë dhënë përshtypjet e tyre rreth vizitës në Slazburg të Austrisë.

Nga kompani Portal Pune dhe HR Partners, dha disa përshtypje përfaqësuesi Agron Veseli: Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë ku ne jemi informuar për mundësit e bashkëpunimit me kompani këtu në Salzburg dhe kemi parë nga afër se çfarë ofron tregu i punës këtu. Si dhe kemi vizituar disa rajone po ashtu shkollën e cila bën përgatitjen e punëtoreve në sektorin e hotelierisë ku shijuam gatimet që ishin përgatitur nga nxënësit dhe u njoftuam me gjithë procesin e shkollës.

Vizita në Zell am See ishte një vizitë tejet interesante ku atu mësuam për një qytet te lashtë dhe te bukur, ku objektet datonin qe ka viti i largët 1413 dhe ishte tejet facionuse. Sa i përket vizitës dua te falënderoj Oden Ekonomike të Salzburgut për mundësin e ofruar dhe për mikpritjen si dhe organizatorin Zenel Cakolli i cili në çdo moment na ka qëndruar pran.

Nga Kompania Talent Network Kosova, përfaqësuesi i kompanis Blerim Zogaj tha: Ne, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në një vizitë tre-ditore në Salzburg, të organizuar dhe mbështetur nga Oda Ekonomike e Salzburgut. Gjatë kësaj vizite, zhvilluam takime të frytshme me kompani austriake, ku diskutuam mundësitë për bashkëpunim në sigurimin e punëtorëve sezonalë nga Kosova për tregun e tyre.

Mikpritja që na ofruan ishte e jashtëzakonshme dhe në mënyrë të veçantë na la mbresa të veçanta përkujdesja e Zenelit, një bashkëkombës nga Kosova dhe punonjës i Odës Ekonomike Austriake, i cili na ndihmoi shumë në këtë eksperiencë.

Vizituam qytetin e bukur të Salzburgut dhe rajonin piktoresk të Zell am See, duke u njohur më mirë me mundësitë që ofron ky rajon. Jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi.

Nga EPPC Kosova u prononcua Altin Xhafa duke theksuar se vizita në Salzburg ishte pozitive dhe u kthyem nga atje me më shumë informacion lidhur me mundësitë që i ofron Austria në përgjithësi dhe Salzburgu në veçanti, sa i përket punësimit. Atje patëm kënaqësinë të takojmë disa biznese lokale, të cilat na informuan lidhur me kërkesat dhe nevojat që ata kanë, si dhe me mundësitë për të bashkëpunuar. Ne mbesim besimplotë se ky aktivitet do t’i jap frytet e veta dhe do të krijojmë ura komunikimi e bashkëpunimi me bizneset atje.

Ndërsa Safet Krasniqi përfaqësues i kompanisë Jobs Mentor me seli në Vjenë theksoj: Vizita në WKO Salzburg ishte një përvojë e jashtëzakonshme, edhe nga aspekti profesional. Për mua një mundësi e mire të bashkëpunoj me profesionistë të fushave të ndryshme dhe të ndaj përvoja me Prishtinën si dhe Tiranën. Salzburg edhe WKO Austria me historinë dhe bukurinë e tij, besoj ofruan gjithashtu një ambient frymëzues për rrethin biznesor.

Me tej në ketë vizitë mori pjesë edhe Bridge Europe, ku Joni nga kjo kompani tha: Bridge Europe jemi të lumtur që morëm pjesë në takimin e fundit në Salzburg, Austri, të organizuar nga WKO. Ky event na ofroi një mundësi të çmuar për t'u lidhur me liderët e industrisë, për të ndarë njohuri dhe për të eksploruar strategji inovative për rekrutimin. Atmosfera e gjallë dhe diskutimet angazhuese forcuan entuziazmin tonë për të ardhmen e përvetësimit të talenteve në Evropë, dhe presim me padurim të aplikojmë atë që kemi mësuar për të shërbyer më mirë klientëve dhe kandidatëve tanë. Gjithashtu falenderojmë edhe pjesëmarrësit nga Kosova me të cilët ndamë eksperiencat tona.

Në ketë organizim nga Oda Ekonomike e Salzburgut morën pjesë edhe APPK Kosova, Stafix dhe HeadHunter Kosova, të cilin treguan për mundësitë që i ofrojnë kompanitë/Organizatat e tyre.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse janë ndarë të kënaqura me pritjen dhe organizimin e kësaj vizite tre-ditore në Salzburg të Austrisë.