Job

VET-KONTROLLA FINANCIARE 1-9 / 2022

Meqenëse jemi në javën e fundit të shtatorit, biznesit tënd ose qaty ku punon është mirë kadale me ja bo një ‘vet-kontrollë për 9 muaj’. Nëse diçka ka shkuar keq, ma mirë me e rregulluar vet edhe mi evituar gabimet, mi korrigjuar deklarimet (nëse ka nevojë) për këta 9 muaj, e mos me ju gjetë fundi i vitit me gabime ndaj shtetit. Një diçka të tillë e kam punuar edhe vitin e kaluar, por sivjet e kam avancuar akoma ma tepër, se çdo ditë po mësojmë sende të reja dhe po kemi përvoja të ndryshme me ATK-në. Këto përvoja duhet me i nda me juve, ngase në këtë mënyrë e mira shpërndahet.

Për ma shkurt, i kam automatizuar edhe dy (2) fajlla që ju mundësojnë me verifikuar transaksionet financiare në biznesin tuaj, për 9 muajt e parë të vitit, Janar-Shtator 2022. Këto janë një (1) Excel me kalkulime dhe një (1) PDF me udhëzime ku duhet me pas kujdes, e çka duhet me kontrollu, që mos me ja huqë në deklarimet për tatime dhe kontabilitet.

Fajllat shpërndahen FALAS duke dërguar kërkesën në e-mail: [email protected].

Ngase zakonisht po ka trafik të madh të mesazheve dhe emails, ju lutem të keni mirëkuptim për pritje deri në fund të kësaj jave (max). Ndalohet përfitimi financiar prej këtyre dokumenteve!. Shpërndahen pa pagesë, për të mirën e komunitetit. Ju lutem shpërndani me SHARE këtë postim, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë persona.

Me dashni ❤️,
Luani