
Dita Ndërkombëtare e Burimeve Njerëzore: Në qendër të çdo organizate janë njerëzit
Çdo vit, më 20 maj, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Burimeve Njerëzore (BNJ) – një ditë e veçantë për të vlerësuar kontributin thelbësor që profesionistët e BNJ-së japin në ndërtimin e një vendi pune më të mirë, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm.
Çfarë janë Burimet Njerëzore?
Në thelb, burimet njerëzore kanë të bëjnë me njerëzit. Fusha e BNJ-së fokusohet në rekrutimin, zhvillimin, mbështetjen dhe mbajtjen e punonjësve dhe në të njëjtën kohë siguron respektimin e ligjeve të punës dhe kultivimin e një kulture pune pozitive. Nga përzgjedhja e talenteve të duhura, zhvillimi i trajnimeve, deri te menaxhimi i konflikteve dhe ndërtimi i strukturave të shpërblimit – BNJ është themeli e çdo organizate.
Me kalimin e kohës, BNJ ka evoluar dukshëm. Sot, nuk është më thjesht një rol administrativ, por një partner strategjik që ndikon në vlerat e kompanisë, përmirëson përfshirjen e punonjësve dhe udhëheq nisma për diversitet dhe barazi. Me rritjen e digjitalizimit dhe punës hibride, profesionistët e BNJ-së janë gjithnjë e më shumë në qendër të inovacionit dhe transformimit organizativ.
Pse është e rëndësishme Dita Ndërkombëtare e BNJ-së?
Kjo ditë, e themeluar nga Shoqata Evropiane për Menaxhimin e Njerëzve (EAPM), është një mundësi për të vlerësuar rolin e profesionistëve që punojnë në prapaskenë për të mbështetur të gjithë organizatën ose kompaninë. Kjo ditë shënon gjithashtu ndikimin gjithnjë e më të madh që HR ka në shoqëri – veçanërisht në fushat si shëndeti mendor, udhëheqja etike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Çdo vit, kjo ditë shoqërohet me një temë që pasqyron sfidat dhe trendet aktuale në fushën e BNJ-së. Disa nga temat e mëparshme kanë qenë “Formësimi i së Ardhmes së Re” dhe “BNJ Bashkon Botën”, duke theksuar rëndësinë që kjo fushë ka në ndërtimin e vendeve të punës relisiente dhe gjithëpërfshirëse.
E ardhmja e BNJ-së
E ardhmja e burimeve njerëzore është më shumë se kurrë e orientuar nga njeriu dhe e mbështetur në të dhëna. Zhvillimet në inteligjencën artificiale, modelet hibride të punës dhe programet për mirëqenie po ndryshojnë mënyrën se si operon BNJ. Megjithatë, qëllimi mbetet i njëjtë: krijimi i një mjedisi pune ku njerëzit ndihen të vlerësuar, të përkrahur dhe të motivuar për të arritur suksesin.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të HR, le të ndalemi për një moment dhe të falënderojmë ata që kujdesen për njerëzit, profesionistët e burimeve njerëzore që çdo ditë ndikojnë në të ardhmen e punës.
Për të interesuarit të fillojnë karrierën ose të zhvillohen në HR, mësoni më shumë këtu.