Kompania Publike Komunale “Sport Marketing” sh.a, Prishtinë është themeluar me vendimin e Pleqësisë së Fondit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, nr. 499 të datës: 23.12.2091, viti i regjistrimit në regjistrin e Gjyqit Ekonomik të Prishtinës nën nr FI-2642/2091. Pas luftës NPK”Sportmarketing”- Prishtinë është regjistruar në administratën e UNMIK-ut me nr. 80283741.
Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike (ligji nr.03/L-087) dhe Ligji për ndyshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 në Ligjin nr. 04/L-11. Ndërrmarrja ka Statusin e Shoqërisë Aksionare me 100% aksione të Komunës së Prishtinës dhe është e regjistruar si NPK “Sportmarketing” sh.a. e cila, përmes Bordit të Drejtorëve, i përgjigjet Komunës së Prishtinës si aksionar i vetëm.
Aksionarët kanë rregulluar statutin sipas ligjit të plotësuar së fundi dhe ka ndryshuar emrin dhe logon e ndërmarrjes. Nga Kompania Publike Komunale “Sportmarketing” sh.a në Ndërrmarrja Publike Lokale “Sport Marketing” sh.a. Prishtinë. NPL “Sport Marketing” sh.a. menaxhon, shfrytëzon, mirëmbanë dhe ndërton objekte sportive-rekreative. Selia e ndërmarrjes është në rrugën Sylejman Vokshi 5/A në Prishtinë.