business

Kryeshef Ekzekutiv

  • star Publikuar: 06-10-2022
  • star Skadon: 18-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kryeshef Ekzekutiv
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1391

Në bazë të neneve 16, 17 dhe 21 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr.31/2008, dhe plotësim ndryshimeve përkatëse të Ligjit nr. 04/L-111 dhe Ligjit nr. 05/L-009, në bazë të nenit 14, 18 dhe 19 të Statutit të Ndërmarrjës nr: 179, dt. 16.08.2022, në pajtim me normat tjera pozitive relevante, dhe në bazë të UA nr.07/2017, neni 6 paragrafi 5, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NPL “Sport Marketing” Sh.A, Prishtinë, me datë 03.10.2022, mori vendim për të rishpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Pozita: Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Sport Marketing” Sh.A, Prishtinë
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve të NPL “Sport Marketing” Sh.A, Prishtinë
Mandati: Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat
Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv do të bëhet konform nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087, dhe plotësim ndryshimet përkatese.

1. Të përgjithshme
Kandidati/ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili/e cila i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, posedon përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe i plotëson kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e ligjit për ndërmarrjet publike dhe aktet tjera pozitive relevante.

2. Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive

  • Është figura kryesore dhe organi ekzekutiv i ndërmarrjes;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndermarrjes duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjate administrative, financiare dhe funksionale te saj;
  • Bën planifikimin, organizimin, udhëheqjën dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjës;
  • Harton dhe udhëheqë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planit të buxhetit dhe planeve të tjera strategjike, afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të ndërmarrjes në akord me strategjitë e saj;
  • Siguron hartimin e plotë të raporteve periodike, tre-mujore e vjetore dhe raporteve të tjera të ndërmarrjes dhe bën prezantimin e tyre para Bordit të Drejtorëve, dhe organeve të tjera sipas nevojës;
  • Bën sistemimin dhe organizimin e puntorëve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Siguron vendosjën dhe funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj dhe implementoj aktivitetet e saj në mënyrë të ligjshme, efikase dhe etike;
  • Vepron si ndërlidhje ndërmjet personelit dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Organizon, mbikqyrë dhe mbanë përgjegjësi për të gjitha punët e ndërmarrjës të cilat nuk janë në kompetencë të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo organeve të tjera;
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, Statutin, aktet e brendshme të ndërmarrjës si dhe aktet tjera pozitive relevante.

3. Kushtet e kualifikimit professional dhe përshtatshmërisë
Kandidati/ja, i/e cili/a, synon pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL “Sport Marketing” Sh.A, Prishtinë, duhet t’i plotësoj këto kritere:

  • Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, juridike, sportive apo në fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit- në fushen e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjeter e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, menaxhuese dhe të komunikimit;
  • Të ketë njohuri të nevojshme të punës në kompjuter për detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës;
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar;
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform fushveprimtarise dhe relevancës me vendin e punes;
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të plotësoj të gjitha kushtet e përshtatshmërisë të parapara me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087, dhe plotësim ndryshimet përkatëse, Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, në ushtrimin e funksionit publik nr.06/L-011, si dhe me normat tjera pozitive relevante.

4. Dokumentacioni i nevojshëm
Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshte:

  • Aplikacioni (merret në zyrat e ndërmarrjes apo në web faqe të ndërmarrjes);
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshmitë mbi kualifikimin professional;
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës;
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
  • Deklaratën nën betim: (merret në zyrat e ndërmarrjes apo në web faqe të ndërmarrjes);
  • Kopjën e letërnjoftimit.

5. Informata për procedurën e konkurrimit
Dokumentacioni i aplikantëve mund të dorëzohet në arkivën e NPL “SportMarketing” Sh.A, Prishtinë, çdo ditë pune, prej orës 8:00-16:00, deri me datë 18.10.2022, apo nëpërmjet postës fizike, (në zarf të mbyllur), të adresuar: Për Bordin e Drejtorëve të NPL “Sport Marketing”,Sh.A, Prishtinë - Aplikacion për Kryeshef Ekzekutiv.
Te gjitha dokumentet të paraqiten në kopje, ndërsa origjinali i tyre, do të kërkohet në fazat e më vonshme të përzgjedhjës. Informatat shtesë mund të sigurohen nëpërmjet e-mail adresës: [email protected], apo drejtëpërdrejtë në arkivën e ndërmarrjes (Rr.Sylejman Vokshi Nr.5/A, kati i parë, 10000 Prishtine,Kosove).

Konkursi është i hapur nga data 04.10.2022 deri me datë 18.10.2022

Shënim: Bordi i Drejtorëve do të zhvilloj një procedurë të hapur e transparente ku përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritës, konform ligjeve në fuqi, pa asnjëlloj diskriminimi për çka inkurajon në aplikim kandidatët nga gjinia femerore, kandidatet nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës si dhe kandidatët nga të gjitha kategoritë tjera më pak të përfaqësuara ne institucionet në institucionet/organet/organizatat e vendit.

NPL “Sport Marketing” SH.A – Adresa: Rr. Sylejman Vokshi Nr. 5/A, – Prishtinë, Kosovë, web: email: [email protected], tel: + 383 38 704-799