business

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë

  • star Publikuar: 02-05-2023
  • star Skadon: 15-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13707

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë

Data e përgatitjes së njoftimit: 02/05/2023

T-16/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e Motokultivator për familjet përfituese të projektit “Projekti i Integruar per shendetesi dhe jetese te qendrueshme”, ku do të bëhet për rreth 40 motokultivatorë ne komunën e Prishtines për familje përfituese ku secila familje do te përfiton nga një motokultivator, ku përfituesit do te jene te gjitha fshatrat ne komunën e Prishtines, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorinë e bujqësisë ne komunën e Prishtines do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 40 motokultivatorë për secilën përfitues nga një, lokacioni ne komuna e Prishtines duke përfshire te gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Koha e liferimit : Do te jete 30 dite pas nenshkrimit te kontrates me furnitorin.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania bashkëpunuese
5.Licencë valide si dëshmi për shitjen e mekanizmave bujqesorëKopje
6.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Spedifikacioni I Motokultivatorë 4.4 KW.

Motokultivator 4.4KW
Nr.SPECIFIKACIONI
1Motor:Ftohes ajri, KM178, 6.5 KF / 4.4 kw, 3600 RPM
2Rezervuari:3.6 L
3Shpejtesit:2 para + 2 mbrapa
4PTO:920 rpm
5Gomat :4.00-8 (420 mm)
6Distanca midis gomave:400 mm
7Pesha:57 - 66kg
8Dimensionet:87*46*82.5
9Lenda djegse:Diesel
10NdezjaMe litarë
Totali:

Freza për Motokultivator 4.4KW
Nr.SPECIFIKACIONI
1Gjeresia:620 mm
2Nr. Thikave:24COPE
3Diametri I thikave:310 fi
4Thellesia e thikave:200 mm
5Shpejtesia e thikave:320 rpm
6Pesha:28.1/30.5 kg
7Dimensionet:58*55*37.5
Totali:

Kosa për Motokultivator 4.4KW
Nr.SPECIFIKACIONI
1Gjeresia e prerjes:970 mm
2Gjatesia e prerjes:20-60 mm
3Pesha :30/32.7 kg
4Dimensionet:97*52*58
5Numri I teheve:12 cope
6Numri I gishterinjve te koses:13 cope
Totali:

Totali

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova - Oferta per motokultivatorë ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 15/05/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.