PREMIUM +
business

Depoist/e (f/m), Shofer/e (f/m)


Ruaj
  • star Publikuar: 01-05-2026
  • star Skadon: 31-05-2026
Kompani Inter Cars
Kategoritë Depo, Shofer
Vendi i punës Prizren

Inter Cars Kosova është pjesë e Inter Cars S.A. e cila operon në 22 vende në të gjithë Evropën, me më shumë se 600 pika shitëse. Kompania specializon në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit, pajisjeve dhe veglave për vetura, kamionë, motoçikleta, vajra, goma dhe pajisje servisi, duke zgjeruar së fundmi prezencën në tregun e Kosovës përmes hapjes së degës së parë në qytetin e Prizrenit.

Rrjedhimisht, jemi në kërkim të personave ambicioz dhe të përgjegjshëm që dëshirojnë të punojnë në një mjedis dinamik dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në rritjen e mëtejshme të kompanisë.

1. Depoist/e (f/m)

Përshkrimi i detyrave:

  • Pranimi, kontrolli dhe vendosja e mallrave në depo
  • Ngarkimi/shkarkimi i mallrave dhe përgatitja e porosive
  • Verifikimi dhe përgatitja e dokumentacionit përcjellës
  • Kontrolli i mallrave në depo dhe inventarizimi i rregullt
  • Puna me barkod skanerë dhe programe softuerike për menaxhim depoje
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e depos
  • Kryerja e detyrave të përditshme sipas kërkesës së mbikqyrësit

Kualifikimet:

  • Shkollimi i mesëm i lartë
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
  • Aftësi pune me kompjuter dhe njohuri përdorimi të barkod skanerëve
  • Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
  • Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
  • Përvojë pune në detyra të ngjashme

2. Shofer/e (f/m)

Përshkrimi i detyrave:

  • Kontroll i mallrave dhe dokumentacionit të përgatitur për klientët
  • Dorëzimi i mallrave te klientët në territorin e caktuar
  • Përgjegjësi për saktësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit sipas route planit të përcaktuar

Kualifikimet:

  • Shkollimi i mesëm i lartë
  • Patentë shoferi të kategorisë B
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
  • Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
  • Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
  • Përvojë pune në detyra të ngjashme


Çka ofrojmë ne:

  • Punësim afatgjatë
  • Pagë konkuruese dhe pako motivuese
  • Ambient profesional pune
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Mundësi avancimi

Numri jonë kontaktues është 048/304/307. Njoftimi mbetet i hapur deri më 31.05.2026. Ju mund të dërgoni aplikacionet tuaja në adresën e emailit: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu