PREMIUM +
business

Agjent i shitjes (1), Agjent – Merchandiser (1), Merchandiser (1), Shofer kamioni - kategoria B dhe C (1), Shitës ambulantiv (2), Depoist (1), Ndihmës depoist (1)


Ruaj
  • star Publikuar: 06-05-2026
  • star Skadon: 20-06-2026
Kategoritë Depo, Merchandiser, Shitje, Shofer
Vendi i punës Prishtinë, Fushë Kosovë
Numri i pozitave 8

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

  • Agjent i shitjes në terenin e Prishtinës
  • Agjent – Merchandiser në terenin e Prishtinës
  • Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës
  • Shofer kamioni - kategoria B dhe C
  • Shitës ambulantiv (2 pozita)
  • Depoist
  • Ndihmës depoist

Pozita : Agjent i shitjes – Tereni i Prishtinës

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara :

  • Kandidatët duhet të diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune

Pozita : Agjent – Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës

Detyrat dhe pergjegjësit - Agjent – Merchandiser:

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara :

  • Kandidati duhet te jete i terenit te caktuar
  • Kandidatët duhet të kene diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune ne shitje dhe merchandising

Pozita : Merchandiser në terenin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara

  • Duhet te kene se paku te perfunduar shkollen e mesme ,perparesi diploma universitare
  • Aftesi te shkëlqyera te organizimit te punes ,te komunikimin dhe te menaxhimit te kohes
  • Duhet te jene te pajisur me patent shofer kategoria B
  • Së paku 6 muaj përvojë pune në merchendaising

Pozita : Shofer kamioni (kategoria B dhe C)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transporti i porosive tek bleresi në mënyrë efikase dhe të sigurt
  • Mbajtja e kamionit në gjendje të mirë teknike dhe siguruese
  • Përgjegjësia për ngarkesat dhe sigurin e tyre gjatë transportit
  • Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve të trafikut në rruge;
  • Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.

Kualifikimet e kërkuara

  • Patent Shofer Kategoria B ose C
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
  • Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.

Pozita: Shitës ambulantiv (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për programin për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Pozita: Depoist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq me stafin e depose;
  • Organizon punën në depo;
  • Bën pranimin e mallit;
  • Organizon shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
  • Mban evidencat e duhura te procesit te daljes, kthimit dhe asgjesimit te mallit te kthyer.
  • Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
  • Organizon mallin në depo;
  • Kontrollon mallit sipas sasisë;
  • Bën kontrollin vizual të mallit;
  • Pranon porositë dhe organizon ndarjen e mallit për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport;
  • Organizon punen me shoferet per liferimin e mallit sipas rutave dhe bleresve.
  • Planifikon hapësirën për stoqet;
  • Racionalizon hapësirën dhe zvogëlon shpenzimet;
  • Ben vlerësime periodike dhe sipas nevojës tё vartësve tё vet;
  • Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
  • Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprorit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Së paku 2 muaj përvojë pune në depo
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Pozita : Ndihmes depoist

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Te jet i motivuar te punoj i pamvarur dhe ne ekip
  • Te ket aftesi te mira komunikative
  • Punesimi me orar te plote
  • Benefitet dhe kontrata sipas ligjit te punes se Kosoves !
  • Paga e kënaqeshme bazuar edhe ne eksperiencen e kandidatit.

Kualifikimet e kerkuara :

  • Duhet te kene se paku te perfunduar shkollen e mesme
  • Së paku 6 muaj përvojë pune në depo

Konkursi zgjat 2 javë nga data: 06.06.2026 deri 20.06.2026

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë online ose duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu