Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Migros Group shpall konkurs:
SUPERVIZOR I SHITJES
Përgjegjësitë kryesore:
- Drejton dhe mbikëqyr ekipin e shitjes,
- Monitoron performancën dhe rezultatet,
- Identifikon mundësi për përmirësim,
- Siguron shërbim të mirë ndaj klientëve,
- Zgjidh ankesat dhe problemet,
- Ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë,
- Mbikëqyr proceset e përditshme të shitjes,
- Siguron që standardet e kompanisë të respektohen.
Kushtet e përgjithshme:
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected] .
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë pas publikimit të tij..
Apliko shpejtë përmes sistemit!