business

Facilitator/e i/e Ekspozitës Mobile(3)


Ruaj
  • star Publikuar: 20-05-2026
  • star Skadon: 25-05-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë, Prizren, Gjakovë
Numri i pozitave 3

THIRRJE PËR APLIKIM

Facilitator/e i/e Ekspozitës Mobile

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) është e angazhuar në promovimin, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Përmes aktiviteteve të saj, organizata synon të rrisë dukshmërinë e historisë, identitetit, kulturës, kontributit dhe përvojave të këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.

Në kuadër të implementimit të projektit, VoRAE do të organizojë një Ekspozitë Mobile që pasqyron historinë, identitetin, kulturën dhe përvojat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë dhe për këtë shpall thirrje për aplikim për angazhimin e tre (3) Facilitatorëve/e të Ekspozitës Mobile si më poshtë:

Pozitat e hapura

1 Facilitator/e – Prizren

1 Facilitator/e – Gjakovë

1 Facilitator/e – Prishtinë

Periudha e angazhimit

Prizren: 02 – 10 qershor 2026

Gjakovë: 14 – 20 qershor 2026

Prishtinë: 22 – 26 qershor 2026

Detyrat dhe përgjegjësitë

Facilitatori/ja i/e Ekspozitës Mobile do të jetë përgjegjës/e për:

  • Prezantimin profesional të ekspozitës dhe përmbajtjes së saj për vizitorët;
  • Ofrimin e informatave dhe sqarimeve lidhur me historinë, kulturën dhe identitetin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mirëpritjen, orientimin dhe asistimin e vizitorëve gjatë aktivitetit;
  • Mbështetjen e ekipit organizativ në koordinimin dhe mbarëvajtjen e ekspozitës;
  • Raportimin mbi mbarëvajtjen e aktivitetit dhe numrin e përafërt të vizitorëve;
  • Shpërndarjen e materialeve promovuese dhe informative;
  • Kryerjen e detyrave të tjera sipas kërkesës së ekipit organizativ.

Kualifikimet dhe kriteret

Kandidatët/et duhet të posedojnë:

  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim me publikun;
  • Përvojë në aktivitete kulturore, rinore ose komunitare (përparësi);
  • Njohuri bazike mbi trashëgiminë kulturore, identitetin dhe përfshirjen sociale (avantazh);
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dokumente të tjera mbështetëse relevante (nëse ka).

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin përmes e-mailit në adresën:

[email protected]

Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet: “Aplikim për Facilitator/e të Ekspozitës Mobile”

Dispozita përfundimtare

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Inkurajohen veçanërisht kandidatët/et nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe vajzat dhe gratë, të aplikojnë.

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë rezulton me mospranimin e aplikacionit.

Afati i fundit për aplikim

25 Maj 2026