Në mbështetje të nenit 24, paragrafi 2 të Statutit të UNI – Universum International College, Powered by Arizona State University dhe në përputhje me Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i UNI shpall konkurs të hapur për rekrutimin e stafit akademik për vitin akademik në vijim.
Konkurs i Hapur për vitin akademik 2026/27
Profesor (kërkohet PhD/Doktoratë) - Pozita me orar të plotë
- Psikologji
- Stomatologji
- Biokimi Laboratorike
- Arkitekturë
- Biznes dhe Menaxhim
- Banka dhe Financa
- Juridik
- Gjuhë Gjermane
- Infermieri
- Fizioterapi
- Menaxhim Shëndetësor
- Shëndet Publik
- Energji ose Studime Mjedisore
- Shkenca Kompjuterike
Ligjërues dhe Asistent (kërkohet Master ose ekuivalent) - Pozita me orar të plotë dhe angazhim të pjesshëm
- Shkenca Kompjuterike
- Marketing / Marketing Digjital
- Dizajn Mode
- Dizajn Grafik
- Dizajn Interieri
- Kozmetologji
- Farmaci
- Dermatologji
- Teknik Dentar
- Biomjekësisë Laboratorike
- Higjienist Dentar
Kriteret:
- Për pozitat e nivelit PhD, kandidati duhet të posedojë gradën e doktoratës në fushën përkatëse.
- Për pozitat e nivelit PhD, kandidati duhet të ketë së paku 1 (një) publikim shkencor të indeksuar në fushën/programin përkatës si autor i parë ose korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 në WEB OF SCIENCE core collection (SCIE, SSCI dhe AHCI) ose 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat apo shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – MAShTI.
- Për pozitat e nivelit Master (Ligjërues dhe Asistent), kandidati duhet gradën e Master në fushën përkatëse.
- Kërkohet minimumi 2 vite përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë.
- Kandidatët ndërkombëtarë duhet të paraqesin leje të vlefshme qëndrimi dhe pune.
- Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga autoriteti kompetent në Kosovë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Kopje të diplomave të doktoratës, masterit dhe bachelorit
- Vendim për thirrje akademike (nëse aplikohet)
- Dëshmi të publikimit të indeksuar
- Nostrifikimi i diplomave (për diplomat e huaja)
- Leje valide qëndrimi dhe pune (për shtetasit e huaj)
📅 Afati për aplikim: 3 Qershor 2026
📧 Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në: [email protected]