VoRAE – TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Angazhimi i trajnerit/es për zhvillimin dhe implementimin e trajnimit:
“Orientimi në Karrierë për Nxënësit Maturantë”
1. Sfondi
Rritja e përgatitjes së nxënësve maturantë për fazën pas përfundimit të shkollimit të mesëm është thelbësore për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Shumë të rinj përballen me paqartësi në përzgjedhjen e drejtimit të studimeve apo karrierës, si dhe me mungesë informacioni mbi mundësitë ekzistuese në tregun e punës dhe arsimin e lartë.
Në këtë kuadër, VoRAE përmes aktiviteteve të saj synon të mbështesë maturantët në orientimin e tyre në karrierë, duke i pajisur me njohuri praktike, aftësi vendimmarrëse dhe vetëbesim për të bërë zgjedhje të informuara për të ardhmen e tyre.
2. Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është përzgjedhja e një trajneri/eje që do të zhvillojë dhe implementojë një trajnim dy-ditor për orientim në karrierë për nxënës maturantë, me fokus në ndihmën e tyre për të identifikuar interesat, aftësitë dhe mundësitë për zhvillim akademik dhe profesional.
3. Objektivat specifike
- Të mbështeten nxënësit në identifikimin e interesave dhe aftësive të tyre
- Të ofrohen informata mbi drejtimet e studimeve dhe mundësitë e karrierës
- Të zhvillohen aftësitë për vendimmarrje të informuar
- Të rritet vetëbesimi i nxënësve në planifikimin e së ardhmes së tyre
- Të prezantohen mundësitë për zhvillim personal dhe profesional
4. Fusha e Punës / Detyrat
- Trajneri/ja do të ndërmarrë detyrat si më poshtë:
- Zhvillimin e modulit të trajnimit për orientim në karrierë
- Hartimin e një agjende dy-ditore të trajnimit
- Facilitimin e trajnimit për nxënësit maturantë
- Përdorimin e metodologjive interaktive (ushtrime, diskutime, punë në grupe)
- Ofrimin e udhëzimeve praktike për zgjedhjen e karrierës
- Përgatitjen e materialeve të trajnimit (prezantime, fletë pune, udhëzues)
- Ofrimin e feedback-ut për pjesëmarrësit
Hartimin e një raporti të shkurtër pas përfundimit të trajnimit
5. Produktet e Pritshme (Deliverables)
- Trajneri/ja do të dorëzojë:
- Modul të strukturuar të trajnimit dy-ditor
- Agjendë të detajuar të trajnimit
- Materiale të trajnimit (prezantime dhe ushtrime praktike)
- Raport përfundimtar mbi realizimin e trajnimit
- Të gjitha produktet duhet të dorëzohen në kohë dhe në përputhje me standardet e cilësisë së VoRAE.
6. Raportimi dhe Koordinimi
Trajneri/ja do t’i raportojë Zyrtares për Edukim në VoRAE. Të gjitha materialet dorëzohen në format elektronik.
7. Kohëzgjatja e Angazhimit
Kohëzgjatja e angazhimit do të përcaktohet nga trajneri/ja i/e angazhuar, i/e cili/a duhet të propozojë numrin e ditëve dhe planin kohor që konsideron të nevojshëm për zhvillimin efektiv të trajnimit, bazuar në metodologjinë dhe përmbajtjen e propozuar.
Periudha e zbatimit: sipas marrëveshjes me VoRAE
8. Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë universitare në edukim, psikologji, shkenca sociale ose fusha të ngjashme
- Përvojë në orientim në karrierë, edukim ose facilitim trajnimesh për të rinj
- Aftësi të mira komunikimi dhe facilitimi
- Përvojë në punë me nxënës të shkollave të mesme është përparësi
- Aftësi për të përdorur metoda interaktive dhe praktike në trajnim
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe
9. Procedura e Aplikimit
- Aplikantët duhet të dorëzojnë:
- CV të përditësuar
- Propozim metodologjik
- Ofertë financiare
Shembuj të punës së mëparshme (nëse ka)
10. Vlerësimi dhe Poentimi
Ekspertiza dhe përvoja – 40 pikë
Metodologjia – 30 pikë
Oferta financiare – 30 pikë
Totali: 100 pikë
11. Etika dhe Konfidencialiteti
Trajneri/ja duhet të respektojë standardet etike dhe konfidencialitetin sipas rregulloreve të VoRAE.
12. Afati për Dorëzim
Aplikimet dorëzohen në: [email protected]
Afati për aplikim: 31.05.2026, ora 00:00
13. Kontakti
Emri: Fortesa Shasivari
Pozita: Zyrtare për Edukim
Email: [email protected]