business

THIRRJE PËR EKSPERTË


Ruaj
  • star Publikuar: 15-05-2026
  • star Skadon: 25-05-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

THIRRJE PËR EKSPERTË

THIRRJA 1:

Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit mbi “Qasjen Gjithëpërfshirëse në Shërbimet Shëndetësore për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë” dhe mbajtjen e sesioneve të trajnimeve.

THIRRJA 2:

Trajner për mbajtjen e sesioneve informuese me Policinë e Kosovës mbi temën “Roli i Policisë në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”.

***Ju lutem specifikoni në momentin e aplikimit se për cilën thirrje aplikoni. Një ekspert mund të aplikojë vetëm në njërën prej thirrjeve dhe jo në dy thirrjet njëkohësisht. Detajet e tjera dhe specifikat e secilës thirrje mund të lexohen në termat e referencës (ToR 1 dhe ToR 2) në vijim.

THIRRJA 1:

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit mbi “Qasjen Gjithëpërfshirëse në Shërbimet Shëndetësore për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë” dhe mbajtjen e sesioneve të trajnimeve

Projekti: SDC
Vendi: Prishtinë
Raporton tek Menaxheri i Programit
Datë: Qershor 2026 - Tetor 2026 (16 ditë pune)

I. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: Tdh), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.

II. Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë - III", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Një nga objektivat e këtij projekti është luftimi i antigjipsizmit dhe mbrojtja e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë nga format e ndryshme të manifestimit të antigjipsimit dhe diskriminimit. Në kuadër të përpjekjeve për të ngritur kapacitetet e zyrtarëve publik dhe profesionistëve të tjerë mbi antigjipsizmin, Terre des hommes në dy fazat e kaluara të projektit ka trajnuar mbi 1500 profesionistë. Trajnimet janë mbajtur me grupe të kombinuara profesionistësh dhe kanë pasur për qëllim njohjen e konceptit të antigjipsizmit, format e manifestimit të antigjipsizmit si dhe shkembëm përvojash dhe diskutim të rasteve konkrete gjë që ka nxitur ndër të tjera edhe bashkëpunimin ndërsektorial. Në këtë fazë të re të projektit do të punohet me disa target grupe më specifike siç janë në këtë rast profesionistët shëndetësor dhe do të hartohet një modul trajnimi specifik për nevojat e tyre.

Objektivi i shërbimit:

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë do të kontraktojë një ekspert që do të ketë kapacitetet profesionale, njerëzore dhe etike për të zhvilluar një modul trajnimi të përshtatur për stafin shëndetësor, me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre për të ofruar shërbime shëndetësore të barabarta, të aksesueshme dhe pa diskriminim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes këtij moduli synohet rritja e njohurive mbi kornizën ligjore dhe standardet e të drejtave të njeriut në fushën e shëndetësisë, si dhe kuptimi i antigjipsizmit, format e manifestimit të antigjipsizmit dhe ndikimit të tij në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Në të njëjtën kohë, shërbimi synon të përmirësojë praktikat e përditshme të stafit shëndetësor duke adresuar paragjykimet dhe stereotipet, si dhe duke ofruar mjete praktike për komunikim efektiv, trajtim dinjitoz dhe ndërtim të besimit me pacientët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Kjo pritet të kontribuojë në rritjen e përdorimit të shërbimeve shëndetësore nga këto komunitete dhe në përmirësimin e rezultateve shëndetësore.

Ky modul do të akreditohet në përputhje me kërkesat dhe procedurat e Odës së Infermierëve të Kosovës. Eksperti/ekspertja e angazhuar do të jetë përgjegjës për aplikimin për akreditim të modulit sipas procedurave të Odës së Infermierëve të Kosovës, zhvillimin e modulit të trajnimit dhe mbajtjen e sesioneve të trajnimit.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

I. Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tij në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
II. Përgjegjësitë:

Eksperti, në bashkëpunim të ngushtë me TdhK, ka përgjegjësitë si në vijim:

  • Të ndjek procesin e aplikimit për akreditim të modulit sipas procedurës së Odës së Infermierëve të Kosovës.
  • Të hartojë një modul trajnimi të përshtatur për stafin shëndetësor, bazuar në nevojat specifike dhe kontekstin e ofrimit të shërbimeve.
  • Të zhvillojë materiale trajnimi praktike dhe të kuptueshme (prezantime, raste studimore, udhëzues praktikë).
  • Të mbajë sesione trajnimi interaktive për stafin shëndetësor.
  • Të sigurojë që përmbajtja të reflektojë legjislacionin në fuqi dhe standardet e të drejtave të njeriut në shëndetësi.
  • Të trajtojë konceptin e antigjipsizmit, format e manifestimit dhe ndikimin e tij në qasjen në shërbime shëndetësore.
  • Të ofrojë udhëzime praktike për komunikim me pacientët dhe trajtim pa diskriminim.
  • Të përdorë metoda interaktive (diskutime, role-play, studime rasti).
  • Të vlerësojë njohuritë e pjesëmarrësve para dhe pas trajnimit.
  • Të përgatisë raport përmbledhës mbi realizimin e trajnimeve.
  • Të bashkëpunojë me institucionet shëndetësore dhe organizatorin.
I. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 16 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji qershor – tetor 2026.

Afatet mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes dhe Terre de hommes.Plani i Punës për 16 Ditë Pune

Nr.Përshkrimi i shkurtërNr. i ditëve
1Aplikimi për akreditim të modulit sipas procedurave të Odës së Infermierëve të Kosovës në bashkëpunim me Terre des hommes.2 ditë
2Hartimi i draftit të parë të modulit të trajnimit për profesionistët shëndetësor. Hartimi i prezantimeve, ushtrimeve praktike, rasteve studimore dhe materialeve për pjesëmarrësit.7 ditë
3Finalizimi i modulit pas përfshirjes së komenteve të ZQM dhe Tdh.3 ditë
4Mbajtja e tri sesioneve një ditore të trajnimit me profesionistët shëndetësor.3 ditë
5Përgatitja e pri dhe post testeve si dhe përgatitja e raportit përfundimtar.1 ditë

II. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në mjekësi, shëndet publik, shkenca sociale, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme.
  • Së paku 5 vite përvojë profesionale në fushën e shëndetësisë, të drejtave të njeriut ose përfshirjes sociale.
  • Përvojë në hartimin dhe zhvillimin e trajnimeve për staf shëndetësor ose institucione publike.
  • Njohuri mbi legjislacionin dhe standardet për të drejtat e pacientëve dhe mosdiskriminimin.
  • Kuptim i antigjipsizmit dhe sfidave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në qasjen në shëndetësi.
  • Aftësi për të zhvilluar trajnime praktike dhe të përshtatura për kontekstin shëndetësor.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe facilitimi.
  • Përvojë pune me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (përparësi).
  • Aftësi për përgatitje materialesh dhe raportim.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe; anglishtja përbën përparësi.

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit
  • Metodologjia e punës (duke përfshirë propozimin e skeletit/përmbajtjes së modulit të trajnimit)
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 14.05.2026 – 25.05.2026 orën 17:00. Ju lutemi shkruani "Ekspert për Hartimin e Modulit të Trajnimit për Stafin Shëndetësor" në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

THIRRJA 2:

TERMAT E REFERENCËS

Trajner për mbajtjen e sesioneve informuese me Policinë e Kosovës mbi temën

“Roli i Policisë në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”

Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë" III, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i programit
Datë: Qershor 2026 – Shtator 2026 (6 ditë pune)

I. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  1. Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  2. Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
  3. Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  4. Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

II. Objektivi i shërbimit

Terre des hommes gjatë dy fazave të kaluara të projektit “Drejtësia Sociale për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë” ka ngritur kapacitetet e shumë profesionistëve mbi Antigjipsizmin. Profesionistët që kanë përfituar kanë qenë zyrtarët publik, mësimdhënësit, punëtorët social, gazetarët etj. Moduli i trajnimit ka qenë një modul i përgjithshëm për nevojat e të gjithë profesionistëve, përmes të cilit pjesëmarrësit do të njoftohen me konceptin e antigjipsizmit, format e manifestimit të antigjipsizmit si dhe të shkembejnë përvojat e tyre institucionale si dhe diskutojnë raste konkrete. Në këtë fazë të projektit do të ngrisim kapacitetet e target grupeve të caktuara, në këtë rast të Policisë së Kosovës mbi këtë temë duke hartuar materiale që specifikisht ju përshtaten nevojave të Policisë e sidomos atyre në terren që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Objektivi i këtij shërbimi është të forcojë kapacitetet profesionale të zyrtarëve të Policisë së Kosovës për të parandaluar dhe adresuar diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në përputhje me standardet ligjore dhe parimet e të drejtave të njeriut. Përmes sesioneve informuese të përshtatura sipas nevojave të punës policore, synohet rritja e njohurive mbi kornizën ligjore kundër diskriminimit, kuptimi i antigjipsizmit si fenomen strukturor dhe zhvillimi i qasjeve profesionale që garantojnë trajtim të barabartë dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, shërbimi synon të kontribuojë në përmirësimin e praktikave të përditshme në punën policore, duke nxitur reflektim kritik mbi paragjykimet dhe stereotipet, si dhe duke ofruar udhëzime praktike për komunikim dhe ndërveprim efektiv me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes këtij angazhimi, pritet të rritet besimi i këtyre komuniteteve në institucionet e sigurisë dhe të forcohet roli i Policisë së Kosovës si garantuese e barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Trajneri do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
  • Trajneri do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Trajneri do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
I. Përgjegjësitë:

Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe Trajneri do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Të zhvillojë materialee nevojshme për mbajtjen e sesioneve informuese, duke përfshirë agjendën, prezantime, studime të rasteve, skenarë praktikë, ushtrime ndërvepruese, mjete vlerësimi dhe udhëzues praktikë dhe dokumente mbështetëse, të përshtatura për nevojat specifike të Policisë së Kosovës dhe kontekstin e punës policore.
  • Të zhvillojë sesione informuese interaktive mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, me fokus në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe fenomenin e antigjipsizmit.
  • Të sigurojë që përmbajtja e trajnimit të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
  • Të përdorë metoda bashkëkohore të trajnimit, duke përfshirë studime rasti, diskutime praktike dhe ushtrime që lidhen me situata reale nga puna policore.
  • Të nxisë pjesëmarrjen aktive të pjesëmarrësve dhe reflektimin kritik mbi paragjykimet, stereotipetdhe format e tjera të manifestimit të antigjipsizmit në ushtrimin e detyrave policore.
  • Të ofrojë udhëzime praktike për trajtim të barabartë, komunikim efektiv dhe ndërveprim profesional me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Të dokumentojë zhvillimin e sesioneve dhe të përgatisë raporte përmbledhës mbi realizimin e sesioneve informuese dhe rezultatet kryesore.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me organizatorin dhe institucionet përkatëse për koordinimin dhe mbarëvajtjen e sesioneve.
  • Të respektojë standardet profesionale dhe etike gjatë gjithë procesit të trajnimit.
II. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda 6 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji qershor 2026 deri në shtator 2026.

Aktiviteti

Nr. i ditëve

Përgatitja e materialeve për mbajtjen e sesioneve informuese/power point, raste studimi etj.

2

Përgatitja e ftesës, agjendës, prezentimit; mbajtja e 4 sesioneve informuese një ditore me Policinë e Kosovës dhe përgatitja e raportit individual të trajnerit.

4

* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis trajnerit/trajneres dhe Terre des hommes në Kosovë.

III. Kriteret e Përzgjedhjes
  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale, kriminologji, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, mosdiskriminimit, drejtësisë penale ose bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të ligjit.
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin dhe zhvillimin e trajnimeve/sesioneve informuese për institucione publike, veçanërisht për policinë, gjyqësorin ose aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë.
  • Njohuri të avancuara mbi legjislacionin kundër diskriminimit në Kosovë, standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe kuptim i thelluar i antigjipsizmit dhe sfidave me të cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi për të zhvilluar trajnime/sesione informuese interaktive dhe praktike, të përshtatura për kontekstin e punës policore, duke përdorur metoda si studime rasti dhe simulime.
  • Aftësi të shkëlqyera prezantimi dhe facilitimi, si dhe aftësi për të angazhuar pjesëmarrësit në diskutime konstruktive dhe reflektuese.
  • Përvojë pune me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ose në projekte që adresojnë diskriminimin dhe përfshirjen sociale.
  • Aftësi për të përgatitur materiale cilësore trajnimi/sesione informuese dhe raporte përmbledhëse mbi zhvillimin dhe rezultatet e sesioneve.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe; njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
  • Respektim i standardeve etike dhe aftësi për të trajtuar tema të ndjeshme në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Kriteret

Maksimumi i pikëve

Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV). Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

40

Metodologjia e punës.

30

Oferta financiare.

30

Totali

100

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV profesionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit;
  • Ofertën financiare neto;
  • Metodologjia e punës.

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 14.05.2026 – 25.05.2026 orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Trajner për mbajtjen e sesioneve informuese me Policinë e Kosovës” në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.