.png)
KONKURS PUNE
Prezantues/e Mjekësor/e – Gjakovë
CFO PHARMA shpall konkurs pune për pozitën:
📍 Vendi i punës: Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike tek mjekët dhe barnatoret
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale
- Promovimi i produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë në terren
- Raportimi i aktiviteteve dhe arritja e objektivave mujore
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Farmaci, Mjekësi, Stomatologji, Biokimi ose fusha të ngjashme
- Përvojë pune në pozita të ngjashme përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese
- Njohuri të mira të punës në kompjuter
- Patentë shoferi – kategoria B
- Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip
- Motivim, dhe përgjegjësi
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi
- Trajnime të vazhdueshme profesionale
- Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës
📧 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në email:
[email protected]
Telefon: 049-947-463
Apliko shpejtë përmes sistemit!