Gama EUROPHARM, Distributor Farmaceutik ne Kosove, Prishitne, është në kërkim të një kolegu/eje të talentuar dhe profesionist/e për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje si Përfaqësues Shitjesh në Farmaci, per zonen e PRISHTINËS.
Ftojmë të aplikojnë ata që janë të motivuar për të ndërtuar një karrierë në fushën e dermo-kozmetikës dhe farmaceutikës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me farmacitë përmes vizitave të rregullta
- Prezantimi dhe mbështetja e lançimit të produkteve të reja tek stafi i farmacive
- Sigurimi që hapësirat e markës të jenë të dukshme dhe në përputhje me standardet
- Mirëmbajtja e produkteve ekspozuese, materialeve promocionale dhe testerave
- Zbatimi i promocioneve dhe aktiviteteve në pikën e shitjes
- Raportim ditor mbi aktivitetet në terren
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor (preferohet në Farmaci)
- Minimum 1 vit eksperiencë në shitje mjekësore/farmaceutike (ose në kozmetikë/estetikë)
- Aftësi të mira organizative dhe qasje proaktive në terren
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Patentë drejtimi (kategoria B)
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim dhe zhvillim profesional i vazhdueshëm
- Mundësi për të punuar me marka ndërkombëtare lider në dermo-kozmetikë
- Ambient pune mbështetës dhe dinamik
- Paketë financiare tërheqëse
Nëse mendoni se kjo pozitë përputhet me aftësitë dhe ambiciet tuaja, ju inkurajojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected] ose ne numrin i telefonit 0038349543332
(me subjekt: “Përfaqësues shitjesh farmaceutike”)
Apliko shpejtë përmes sistemit!