business

Punëtor/e në Administratë / Kontabilitet i Blerjeve


Ruaj
  • star Publikuar: 25-05-2026
  • star Skadon: 25-06-2026
Kategoritë Administratë, Kontabilitet
Vendi i punës Prizren
Numri i pozitave 1


Shpallje Pune – Administratë / Kontabilitet i Blerjeve

AutoPjesë PARTNER është një nga emrat më të njohur dhe më të besuar në tregun e pjesëve të automjeteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Me më shumë se 29 filiale dhe 105 punonjës, ne jemi ndër kompanitë kryesore në këtë sektor dhe vazhdojmë të rritemi me ritme të shpejta.

Për Departamentin e Blerjes dhe Financës, jemi në kërkim të një personi të organizuar dhe të përgjegjshëm për pozitën Administratë / Kontabilitet i Blerjeve, i/e cili/a do të mbështesë proceset administrative dhe financiare që lidhen me blerjet dhe faturat.

Pozita është e përshtatshme edhe për kandidatë me pak përvojë pune, pasi ofrohet trajnim dhe mbështetje gjatë fillimit të punës.

Detyrat kryesore:

  • Kontrolli dhe verifikimi i faturave të blerjes
  • Procesimi dhe përgatitja e faturave për pagesë
  • Organizimi dhe arkivimi i DUD-ave dhe dokumentacionit përcjellës
  • Evidentimi dhe sistemimi i dokumenteve financiare dhe administrative
  • Koordinim me departamentin e blerjes dhe financës

Kërkesat:

  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja
  • Diplomë universitare (ekonomik, financiar, administratë ose fusha të ngjashme)
  • Njohuri bazike të kontabilitetit dhe dokumentacionit financiar
  • Njohuri mesatare të Excel-it
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
  • Saktësi dhe përgjegjësi në punë
  • Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të detyrave

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune modern dhe profesional
  • Trajnim dhe mbështetje në vendin e punës
  • Punë të qëndrueshme me mundësi zhvillimi profesional
  • Orar të rregullt dhe kushte të mira pune
  • Sigurim shëndetësor

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën:

📧 [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu