business

Asistent/e për punë administrative

  • star Publikuar: 25-11-2025
  • star Skadon: 12-12-2025
Kompani DFK Group
Kategoritë Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

DFK GROUP Sh.p.k., me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist DFK GROUP Sh.p.k kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Pozita: Asistent/e për punë administrative

Orari i punës: Plotë

Vendi i punës: Prishtinë, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe koordinimi i detyrave të përditshme administrative për të siguruar funksionim efikas të zyrës;
  • Përgjegjës/e për mbarëvajtjen efikase dhe efektive të zyrës duke menaxhuar proceset administrative, komunikimin me klientët dhe duke mbështetur ekipin në aktivitetet e përditshme të punës;
  • Mbështetja e ekipit në organizimin e takimeve, udhëtimeve të punës dhe ngjarjeve të ndryshme;
  • Përgatitja e raporteve dhe mirëmbajtja e sistemeve administrative;
  • Organizimi dhe menaxhimi i kalendarëve të takimeve dhe aktiviteteve të stafit;
  • Koordinimi dhe administrimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm përmes telefonit dhe email-it;
  • Mbështetja e ekipeve të brendshme dhe menaxhimi i dokumentacionit;
  • Organizimi dhe koordinimi i dokumenteve, korrespondencës dhe arkivimit;
  • Përgjegjës/e për menaxhimin e dosjeve dhe arkivave, duke siguruar renditje të duhur dhe qasje të lehtë të informacionit;
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës dhe udhëzimeve të menaxhmentit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e administratës, juridikut, menaxhimit, ose fushave të ngjashme).
  • Eksperienca e mëparshme në pozita administrative është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikative.
  • Njohuri të avancuara të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint).
  • Njohja e gjuhës angleze është një avantazh.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në, përmes e-mail adresës në: [email protected] ose mund dërgohen edhe fizikisht tek zyret e kompanisë në adresën: Rr. Kërçova, Prishtina 10000

Afati i aplikimit:

Afati i aplikimit është deri me datën, 12-Dhjetor-2025, në ora 16:30h.

Kontakt: +383 (49) 708 632;

Email: [email protected]

Adresa: Prishtinë, Kosovë

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu