business

Auditor i Teknologjisë së Informacionit

  • star Publikuar: 31-10-2024
  • star Skadon: 12-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Auditor, Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 536

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 5, 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 01/2024 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit, lidhur me nenin 28.4 të Rregullores (ZKA) 03/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2024 si dhe Vendimit të Auditores së Përgjithshme me Nr.1666 për plotësimin e vendit të lirë të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:

KONKURS

1. Pozita: Auditor i Teknologjisë së Informacionit

Numri i referencës: ATI/ZKA/10-15/24

Grada: ZKA-Z3

Numri i pozitave: Një (1)

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen auditime të sistemeve të informacionit në koordinim me UE, sipas planit vjetor,rregullave dhe metodologjisë së ZKA-së, Kodit të Etikës dhe në pajtim me Standardet Ndërkombëtare dhe i raportonudhëheqësit të ekipit dhe Drejtorittë Departamentit të Auditimit;
  • Ndihmon Udhëheqësin e ekipit dhe koordinohet rreth procesit audituessi dhe komunikon/konsultohet rregullisht me UE dhe Drejtorin e Departamentit dhe raporton për arritjen e objektivave sipas planit të aprovuar nga Drejtori i departamentit;
  • Kryen hulumtime dhe analizë në fushën e sistemeve të informacionit në sektorin publik dhe bën propozimin e temave audituese për planifikimin strategjik dhe atë vjetor të ZKA-së;
  • Merrë pjesë aktive në planifikim/parastudim dhe kryen vlerësimin e rreziqeve për sistemet e informacionit të audituara/monitoruara sipas fushave të përcaktuara nga UE dhe pjesëmarrje në përcaktimin e objektivave, fushës audituesesi dhe kritereve dhe metodave të auditimit;
  • Komunikon mirë brenda ekipit dhe me entitet, kryen detyrat e përcaktuara nga UE dhe koordinohet në fazat e procesit auditues(planifikim, ekzekutim dhe raportim) dhe merrë pjesë aktive në takime, intervista dhe diskutime me entitetin;
  • Kryen hulumtime dhe analiza të sistemeve dhe te të dhënave dhe siguron dokumentimin e tyre si dhe shkrimine gjetjeve duke përfshirë elementet-kriterin, gjendjen, shkakun dhe efektin/rrezikun. Siguron dëshmi të mjaftueshme duke nxjerrë përfundime/konkluzione të bazuaradhe dhënien e rekomandimeve;
  • Përgatitë Letrat e Punës dhe Memo përmbledhëse lidhur me auditimin e fushës/komponentës audituese të përcaktuar nga udhëheqësi. Krijon dosjen/dëshmitë e auditimit dhe bënë indeksimin e tyre sipas kërkesave të UE dhe rregullave të ZKA;
  • Ofron mbështetje për UE në hartimin e Draft raportit dhe në proceset e rishikimit (zbatimin e komenteve), në finalizimin e raportit të auditimit dhe aktivitetet pas raportuese si dhe merr pjesë në prezantime dhe seminarendërlidhur me atë raport;
  • Ofron përkrahje dhe bashkëpunim nëse kërkohet në nivel të ZKA-së, në mënyrë që të ofrojë mbështetjen e duhur lidhur me sistemete TI për fushat që auditohen nga stafi tjetëri zyrës (për auditime financiare dhe të pajtueshmërisë) si dhe kontribuon në RVA;
  • Siguron se aktivitetet audituese kryhen në pajtim me kërkesat e ZKA përfshirë punën e organizuar online/nga shtëpia, zbatonmanualet e auditimit dhe siguron se përdoren sistemete vendosura për auditim në ZKA dhe sistemet e veçanta për auditimet e SI-së;
  • Ruan dhe azhurnon njohuritë profesionale dhe teknike përmes trajnimeve dhe Edukimit të Vazhdueshëm Profesional si dhe tregon gatishmëri për të zhvilluar vetveten në fushat e dakorduara me Drejtorin gjatë vlerësimit të përformancës;
  • Kryen edhe detyra të tjera profesionale të kërkuara nga UE dhe ngaDrejtori i departamentit.

Kërkesat e përgjithshme formale për këtë pozitë të punës, në auditimet e teknologjisë së informacionit, janë:

  • Arsimimi: Diplomë fakulteti në ekonomi, inxhinieri, shkenca kompjuterike apo sisteme të informacionit;
  • Përvoja profesionale: Tre (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e TI-së, preferohet përvojë pune në fushën e auditimit;
  • Preferohet certifikim për auditor nga fusha e TI-së;
  • Preferohet njohuri e gjuhës angleze.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri të theksuaranë fushën e auditimeve;
  • Shkathtësi në organizim të punës dhe përmbushje të objektivave;
  • Njohuri të akteve juridike të aplikueshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit;
  • Njohuri për mbikëqyrje efektive të punësprofesionale;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi motivuese dhe komunikuese në ekip;
  • Të posedoj aftësitë mira ndër-personale.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagësbëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriterete konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtartë ZKA-së për aplikim;
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore (Diplomë fakulteti). Diplomat e fituarajashtë Kosovës duhettë jenë të nostrifikuara;
  • dëshmitë për përvojën e punës (Kontratë Pune ose Vërtetim i Marrëdhënies së punës, të shoqëruara me dëshmi nga Trusti);
  • dëshmia nga gjykataqë nuk është i dënuarme vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitëe zyrtarit publik (nëse aplikohet);

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merret parasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pa kompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 12.11.2024 ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Formulari Zyrtar i Aplikimit