FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara që të ofertojnë për:
- LOT1- Shërbime Printimi
- LOT2- Shërbime Dizajni
Dokumentet e nevojshme për Shërbime Printimi:
- Çertifikatën e biznesit/ NUI
- Çmimet në listën e specifikuar të kuotohen në EURO pa TVSH
- Portofolio e Kompanisë
- Së paku 3 vjet përvojë pune në printim të materialeve promovuese
- Së paku tri referenca nga klientët
Dokumentet e nevojshme për Shërbime Dizajni:
- Çertifikatën e biznesit/ NUI
- Çmimet në listën e specifikuar të kuotohen në EURO pa TVSH
- Portofolio e Kompanisë
- Së paku 3 CV me 3 vite përvojë të stafit që do të angazhohen në fushën e dizajnit
- Së paku tri referenca nga klientët
Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit për të dy shërbimet në email adresën: [email protected] deri me: 15.06.2026
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë Ju mund të ofertoni për një LLOT ose për të dy LLOTET duke cekur për cilin Llot ofertoni
Ofertat mund t’i dërgoni deri me datë: 15.06.2026 duke specifikuar për: Llot1- “Shërbime Printimi” ose Llot2- “Shërbime Dizajni” në email adresën: [email protected]