business

Specialist në Departamentin e Dëmeve jo - Materiale

  • star Publikuar: 27-02-2024
  • star Skadon: 06-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1559

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Specialist në Departamentin e Dëmeve jo - Materiale – (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Pergatite raportime,statistika te rregullta javore dhe mujore mbi analiza te ndryshme ne lidhje me trajtmin e demeve;
  • Regjistron kërkesen për kompensim dëmi nga paraqitja e saj, merr pjesë në vlerësimin e kërkesës për kompensim, së bashku me specialistët e dëmeve dhe bën kontroll përfundimtar lidhur me trajtimin e dosjeve;
  • Komunikimi me degët e kompanisë lidhur me problematikat e trajtimit të kërkesave dhe komunikimi i vlerës për dëmshpërblim palëve të dëmtuara;
  • Ndjek procedurat për vlerësimin e dëmeve shëndetësore si: aplikimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve sipas mendimit të mjekut – cenzorit, verifikimin e shpenzimeve shëndetësore dhe kontaktimi i palëve të dëmtuara dhe përfaqësuesit e tyre të autorizuar/ligjor;
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare ne fakultetin inxhinjeri, juridik, ekonomik );
  • Përvojë pune së paku 1 vit (e preferueshme);
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze (në të folur dhe të shkruar e preferueshme);
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual (e rekomandueshme).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Specialist në Departamentin e Dëmeve Jo- Materiale”

Konkursi është i hapur deri me datën 06.03.2024.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.