
Barileva Turist është në kërkim të një agjenti të shitjes energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë:
- Komunikimi me klientët për të identifikuar nevojat, buxhetin dhe preferencat e tyre të udhëtimit
- Shitja dhe organizimi i transportit, akomodimit, udhëtimeve dhe aktiviteteve turistike
- Ofrimi i këshillave profesionale për destinacionet dhe paketat turistike
- Kontribut aktiv në përmbushjen e objektivave të agjencisë dhe detyrave të tjera sipas nevojës
Kualifikimet:
- Eksperiencë paraprake në shitje (e preferuar në fushën e turizmit)
- Njohuri mbi aranzhmanet dhe paketat turistike
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
- Njohuri të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera është përparësi)
Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë të mëparshme në turizëm.
📩 Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe referencat në adresën: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!