Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar/e në Shitje / Sales Representative 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e prodhimit, përpunit dhe shitjes së konstruksioneve metalike dhe produkteve industriale.
Vendi i Punës: Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
- Identifikimi i klientëve dhe projekteve të reja potenciale;
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave komerciale;
- Negocimi i kushteve komerciale me klientët;
- Koordinimi me departamentin teknik, prodhimin dhe menaxhmentin;
- Pjesëmarrja në takime, prezantime dhe panaire profesionale;
- Ndjekja e tregut dhe analizimi i konkurrencës;
- Raportimi periodik lidhur me aktivitetet dhe rezultatet e shitjes;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në shitje apo zhvillim biznesi (përparësi në sektorin industrial, metalik ose ndërtimor);
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze (gjuhët të tjera janë përparësi);
- Njohuri bazike teknike ose interes për sektorin industrial;
- Aftësi për punë ekipore dhe menaxhim të klientëve;
- Njohuri në përdorimin e Microsoft Office;
- Patentë shoferi – kategoria B.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 25 Maj 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.