Kompani
Diakonie Training Center
Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mitrovicë
Shikime
879
SHPALLJE PUBLIKE E TENDERIT
Tender : Auditor i Jashtëm (Ligjorë)
Datat e publikimit: 13.08.2024
Data e mbylljes: 26.08.2024
Objekti i kontratës: Marrëveshje Bashkëpunimi
Autoriteti kontraktues: Diakonie Training Center
Nr fiskal: 600509254
Vendi: Rruga „Andrea Alleshi“ Mitrovicë
OJQ Diakonie Training Center Mitrovicë kërkon kontraktues profesional për të kryer shërbime auditimi në organizatë sipas Standardeve Ndërkombëtare për Auditim (ISAs).
Kërkesat për ofertat financiare:
- Ju lutemi, që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyra e organizatës në zarf te mbyllur ose përmes emailit [email protected]
- Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në EUR,
1. Kushtet dhe kërkesat e përgjithshme:
- Ofertat duhet të përmbajnë informatat në vijim:
- Adresa e plotë dhe detajet kontaktuese të ofertuesit.
- Të përfshijë detajet e llogarisë bankare të ofertuesit.
- Të përmbajë numrin e ofertës dhe datën e ofertës.
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së (nëse posedon/kopje).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Numrit Fiskal (kopje).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet kopja e një dokumenti identifikues të pronarit të ndërmarrjes (letërnjoftimi, pasaporta).
- Auditori i Jashtëm duhet të ketë së paku 3 (tri) vite eksperiencë në fushën e auditimit të pasqyrave financiare për OJQ.
- Auditori i Jashtëm duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze, pasi që raportet do të dorëzohen te donatorët e jashtëm (të huaj).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet organogrami organizativ i ndërmarrjes – luteni që gjithashtu të ofroni një biografi të shkurtër të ekspertëve apo punonjësve të kualifikuar dhe me përvojë për kryerjen e shërbimeve te kërkuara.
- Ofertës gjithashtu duhet t’i bashkëngjiten tri referenca të lëshuara nga institucione me reputacion të lartë, që konfirmojnë se ofertuesit kanë ofruar shërbime të ngjashme apo kanë kryer në mënyrë të kënaqshme punë të ngjashme me ato të kërkuara me këtë dokument (jo më të vjetra se tri vite).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet licenca për të kryer shërbime auditimi në Republikën e Kosovës.
3.1 Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyrën e organizates: Rr “Andrea Alleshi” Mitrovice, Kosovë ose përmes e-mailit [email protected]
3.2 Afati për dorëzimin e ofertave është deri më datën 23.08.2024