business

SHPALLJE PËR SHITJEN E AUTOMJETEVE

  • star Publikuar: 29-05-2025
  • star Skadon: 11-06-2025
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë

SHPALLJE PËR SHITJEN E AUTOMJETEVE

Institucioni Mikrofinanciar START, shpall shitjen e gjashtë (6) automjeteve në pronësi të saj, të cilat janë në gjendje shumë të mirë teknike dhe operative. Shitja do të realizohet përmes procedurës së ofertimit me zarfe të mbyllura, në përputhje me parimet e transparencës dhe të konkurrencës.

Lista e automjeteve për shitje:

  1. Audi A4, S-Line 30TDI S-tronic, 79.400 KM, viti (12/2019)
  2. Audi Q5, 2,0 TDI, Quattro S-tronic Business Sport, 124.694 km, viti (08/2020)
  3. Golf 7, Highline 2.0 TDI, DSG-Automatic, 209.200 KM, viti (10/2019)
  4. Audi A4, 35 (2.0) TDI, 129.980 KM, viti (02/2019)
  5. Tiguan, Style 2.0 TDI, 4 Motion DSG-Automatic, 126.680 KM, viti (05/2021)
  6. Audi A6, 45 (3.0) TDI 231 kf Quattro, 145.350 KM, viti (08/2019)

Ku mund t’i shihni Automjetet?

Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/u9U21UAYyzQvzkBT6

Periudha: prej 29 Maj – 11 Qershor | prej orës 09:00 – 17:00

Facebook: https://www.facebook.com/photo?fbid=1513930889941288&set=pcb.1513931176607926

Si të aplikoni?

Të gjithë personat fizikë apo juridikë që dëshirojnë të marrin pjesë në ofertim, duhet të dorëzojnë ofertën e tyre të shkruar në zarfe të mbyllura, në adresën e mëposhtme:

Institucioni Mikro-financiar START | Rruga Ereniku Nr. 16, lagja Kalabria, Prishtinë

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 12 Qershor 2025, ora 15:30

Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/YaXioCpzidYE7UdFA

Informacione të tjera:

  • Zarfi duhet të përmbajë: Emrin dhe mbiemrin (ose emrin e kompanisë), nr. e telefonit, automjetin për të cilin aplikohet, nënshkrimin për vërtetësinë e informatave, dhe shumën e ofertuar (€).
  • Ofertat do të shqyrtohen nga Komisioni për Shitje më datë 9 Qershor 2025.
  • Vetëm ofertat e dorëzuara në kohë dhe në mënyrë të saktë dhe të mbyllura do të merren në konsideratë.
  • Institucioni START rezervon të drejtën për të refuzuar cilëndo ofertë që është nën vlerën e përcaktuar minimale apo që nuk përmbush kushtet e përcaktuara.
  • Shitja bëhet përmes transaksionit bankarë në para të gatshme, jo me linjë kreditore.

Aplikoni me kohë dhe mos e humbisni mundësinë për të blerë një veturë cilësore!