business

Instalimi/Ndërtimi i Pikës Informuese Turistike në Sheshin Nëna Tereze, Prishtinë

  • star Publikuar: 12-10-2023
  • star Skadon: 29-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ndërtimtari
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1326

Titulli: Instalimi/Ndërtimi i Pikës Informuese Turistike në Sheshin Nëna Tereze, Prishtinë

Përfituesi: Komuna e Prishtinës

Afati për kryerjen e punimeve: 120 ditë kalendarike nga data e shpalljes së fituesit.

Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i implementuar nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest. PPSE është në fazën e tij të tretë (nga nëntori 2021 deri në nëntor 2025). Synimi i projektit është të lehtësojë veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të qëndrueshme, si dhe fermave në sektorët ekonomikë të përfshirë dhe të konsoliduar, që ofrojnë mundësi pune dhe të ardhura të kënaqshme për burra dhe gra në Kosovë.

Projekti PPSE ka bashkëpunuar aktivisht me Komunën e Prishtinës dhe sektorin privat, veçanërisht në pasurimin e ofertës turistike në kryeqytet, rritjen e numrit të vizitorëve dhe zgjatjen e qëndrimit të tyre në destinacionin e Prishtinës. Prandaj, PPSE dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin/dizajnimin e Qendrës Informative Turistike të re, zhvillimin e produkteve/atraksioneve turistike, si dhe aktivizimin e portalit InPrishtina dhe mediave sociale.

QËLLIMI I THIRRJES PËR SHPREHJEN E INTERESIT:

Qëllimi i kësaj thirrjeje është instalimi/ndërtimi i PIKËS INFORMUESE PËR TURIST në Prishtinë.

Kjo pike turistike, do të instalohet/ndërtohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pika turistike do të ketë destinim: Shoqëror, rrjedhimisht do të shfrytëzohet nga Komuna e Prishtinës (Drejtoria e Kulturës) si pikë informuese për qytarët resident apo të huaj në lidhje me zhvillimet kulturore, turistike, etj. për kryeqytetin dhe / apo me gjerë.

Pika turistike (subjekt i kësaj thirrjeje) është instalim/ndërtim i ri, etazhiteti i tij është P+0 (lartësia nga parteri rreth 4.55m). Sipërfaqja bruto e tërë objektit është rreth 70m2.

Struktura mbajtëse e pikes turistike është e kombinuar: themelet+coklla (shiritor dhe të veçantë) punohen nga betoni i armuar përderisa shtyllat dhe trajet mbajtëse të kulmit nga çeliku.

Pika informuese ka kulm të rrafshët, i trajtuar si kulm i gjelbërt ekstensiv. Mbështjellësi perimetrik do të punohet nga pëlhura e xhamit (fasada strukturale) dhe si pjesë dekoruese në fasadë janë shufrat e aluminit me mbështellës druri.

Në instalim/ndërtim do të përfshihen pozicionet si vijon:

  • Punët përgatitore (vendpunishtja)
  • Punët e demontimit, dheut, zhavorrit
  • Punët e betonit, armaturës dhe konstruksionit metalik
  • Punët e izolimit
  • Punët e kulmit
  • Punët e dyerve dhe fasadës strukturale
  • Punët e dyshemesë
  • Punët e fasadës
  • Punët e lyerjes së brendshme dhe gips-kartonit
  • Mobileria e brendshme (mobile dhe statike)
  • Mobileria urbane
  • Instalimet Elektroteknike
  • Instalimet Termoteknike
  • Instalimet Ujë-Kanalizim dhe elemente të sanitarisë.

KAPACITETI TEKNIK DHE PROFESIONAL:

  1. REFERENCAT PËR PUNËT E KRYERA
  2. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses minimum dy (2) kontrata të ngjashme për ndërtim të lartë në vlerë minimale prej 300.000,00 Euro secila (së paku njëra nga këto kontrata të jetë objekt me elemente të parafabrikuara të çelikut), në 3 (tri ) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë). Në rast të konsorciumit, lideri i Grupit të operatorëve duhet të ketë 60% të realizimit të kontratave.

Dëshmia e kërkuar dokumentare

  1. Një listë të punëve të realizuara në 3 vitet e fundit nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, duke saktësuar punët e kryera, shumën e kontratës, datën dhe pranuesit; (i) kur punimet janë kryer për një autoritet publik në Kosovë ose në një vend tjetër, për dëshmi shërbejnë (referenca pozitive ose raporti i pranimit teknik) të lëshuar ose të bashkë-nënshkruar nga autoriteti i tillë; (ii) kur punët janë kryer për një person kompani private, për dëshmi shërben kopja e çdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi siç janë; (referenca pozitive, raportet e pranimit apo kontrata), por që këto dokumente të jenë të pranueshme duhet të dëshmohen me trasanksion bankar.
  2. STAFI TEKNIK PROFESIONAL DHE MBËSHTETËS
  3. Operatori ekonomik duhet të angazhoj personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikimet shkollore të mëposhtme:

2.1. Menaxher i projektit: të jetë Inxhinier i diplomuar / Master i Arkitekturës ose Inxhinier i diplomuar / Master i Ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv, me pesë vite përvojë pune në fushën e njëjtë ose të ngjashme. I/E njejta duhet të ketë udhëhequr në tri vitet e fundit (nga data e publikimit te njoftimit) kontrata që e arrijnë vlerën e parashikuar dhe së paku një objekt të punuar me elemente të parafabrikuara të çelikut.

2.2. Stafi teknik profesional:

  • Inxhinier i diplomuar / Master i Arkitekturës me 3 vite përvojë pune pas diplomimit, ose Bachelor i diplomuar i arkitekturës me pesë vite përvojë pune pas diplomimit.
  • Inxhinier i diplomuar / Master i Ndërtimtarisë drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë pune pas diplomimit ose Bachelor i diplomuar i ndërtimtarisë drejtimi konstruktiv me 7 vite përvojë pune pas diplomimit.
  • Inxhinier i diplomuar / Master i Elektroteknikës me 3 vite përvojë pune pas diplomimit ose Bachelor i diplomuar i Elektroteknikës me 5 vite përvojë pune pas diplomimit.
  • Inxhinier i diplomuar / Master i Termoteknikës (Makinerisë) me 3 vite përvojë pune pas diplomimit ose Bachelor i diplomuar i Makinerisë me 5 vite përvojë pune pas diplomimit.
  • Bachelor i Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik me 3 vite përvojë pune pas diplomimit.

2.3. Stafi teknik mbështetës:

  • Një (1) teknik (mjeshtër) i ndërtimtarisë
  • Një (1) teknik (mjeshtër) të instalimeve elektroteknike
  • Një (1) saldues
  • Një (1) teknik (mjeshtër) të instalimeve ujë-kanalizim
  • Një (1) teknik (mjeshtër) për fasadë të varur strukturale
  • Një (1) teknik (mjeshtër) për instalim të sistemit të ngrohjes/ftohjes
  • Një (1) teknik (mjeshtër) për punë të gips-kartonit dhe lyerjes
  • Një (1) teknik (mjeshtër) për shtruarjen e pllakave.

Dëshmia e kërkuar dokumentare

2.1. Diploma, CV-ja dhe kontrata valide e punës me punëdhënësin ose parakontratë, (original e nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, ose kopje e noterizuar), -Vendim mbi emërimin e menaxherit si dhe referenca pozitive, ku dëshmon përvojën e punës prej se paku 5 vite, për punët e mëparshme në lëminë e kërkuar të lëshuara nga punëdhënësit.

2.2. Diploma, CV-ja dhe kontrata valide e punës me punëdhënësin ose parakontratë, (original e nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, ose kopje e noterizuar).

2.3. Kontrata valide e punës me punëdhënësin ose parakontratë,(original e nënshkruar dhe vulosur nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, ose kopje e noterizuar). Kualifikimi profesional për secilin profil duhet të dëshmohet me diplomë /çertifikatë relavante (kopje të noterizuar) apo referenca tjera që dëshmojnë zotërimin e profilit të caktuar (trajnim, etj).

  1. ÇERTIFIKATAT E KOMPANISË

3. Operatori Ekonomik duhet të jetë i pajisur dhe i çertifikuar me standardet si në vijim:

a) ISO 9001-2015

b) ISO 14001-2015

c) EN-1090-1 (EN-1090-2 / EXC2)

ç) ISO 3834-2:2021

Dëshmia e kërkuar dokumentare

3. Kopjet e certifikatave me weblink zyrtar për verifikim me validitet për vitin 2023.

  1. SIGURIA DHE SHËNDETI

4. Operatorët Ekonomik duhet të jetë i pajisur me dokumentacionin sipas kërkesave të Ligjit 04 L-161 për Siguri dhe Shëndet në punë.

Dëshmia e kërkuar dokumentare

4. Operatorët Ekonomik duhet të dëshmojnë raportin e vlerësimit të riskut për të gjitha pozitat e organogramit dhe organizimit të kompanisë nga një kompani e licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

DATA E SKADIMIT

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në adresën elektronike: [email protected] deri më datën: 29.10.2023, Ora 24:00.

Subjekti: Interes për Aplikim për Instalimin e Pike Turistike

Për informacion shtesë ju lutemi të kontaktoni në po të njejtën adrese elektronike.

Thirrja e interesit është hapi i parë i përzgjedhjes, ku vetëm operatorët ekonomikë të cilët plotësojnë me sukses kriteret e lartpërmendura do të kualifikohen për fazën e mëtejshme të kërkeses për ofertim.