business

Moter Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

  • star Publikuar: 02-12-2024
  • star Skadon: 17-12-2024
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 240

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Zogjtë” – Prishtinë shpall;

Pozita; (1) Moter Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Orar i plotë

Pozita: Motër edukatore për grup moshën 0-3 vjeç (vend i lirë)

Orarë i plotë.

I. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Motër edukatore (0-3 vjeç):

- Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi infermiere edukatore

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi i pediatrisë

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi mami

- Shkolla e mesme e mjeksisë së përgjithshme

Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

II. Mënyra e aplikimit:

Aplikacioni merret ne Institucionin parashkollorë” Zogjte” ,adresa rr. Sami Frasheri,pn, Sofali (mbrapa kolegjit AUK) ndersa aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike në email: [email protected] duke I bashkangjitur të gjitha dokumentet relevante të kërkuara.

Në ‘’Subject’’ ju lutem shënoni: Aplikim për moter edukatore

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim;

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
  • Letërmotivimin;
  • CV Personale ;
  • Dokument identifikimi;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (nëse ka);

Konkursi mbetet i hapur deri me datë: 17.12.2024

Sqarime shtesë:

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara

me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.