business

Trajner për Zhvillimin e Programit dhe Trajnimin e Alumni Mentorëve


Ruaj
  • star Publikuar: 05-06-2026
  • star Skadon: 14-06-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Termat e Referencës (TOR)

Angazhimi i Trajnerit për Zhvillimin e Programit dhe Trajnimin e Alumni Mentorëve

1. Sfondi

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (VoRAE) zbaton programe të mbështetjes akademike dhe profesionale për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Përmes këtyre programeve, studentët përfitojnë mentorim, mbështetje akademike, orientim në karrierë dhe mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Për të siguruar qëndrueshmërinë e programit dhe për të krijuar një rrjet aktiv alumni, VoRAE synon të përgatisë studentët e vitit të tretë universitar për rolin e Alumni Mentorëve. Këta studentë do të mbështesin studentët e rinj përmes ndarjes së përvojave, orientimit akademik, motivimit dhe mentorimit.

Për këtë qëllim, VoRAE kërkon angazhimin e një eksperti/trajneri për zhvillimin dhe realizimin e një programi trajnimi për Alumni Mentorë.

2. Qëllimi i Angazhimit

  • Qëllimi i angazhimit është zhvillimi dhe realizimi i një programi trajnimi që përgatit studentët e vitit të tretë për rolin e Alumni Mentorit, duke forcuar aftësitë e tyre në mentorim, komunikim, lidership, mbështetje të studentëve dhe transferim të njohurive.

3. Objektivat Specifike

  • Të zhvillohen kapacitetet e studentëve për të ushtruar rolin e Alumni Mentorit.
  • Të forcohen aftësitë e komunikimit, dëgjimit aktiv dhe mentorimit.
  • Të zhvillohen aftësitë për motivimin dhe mbështetjen e studentëve të rinj.
  • Të rritet kuptimi mbi etikën, përgjegjësitë dhe kufijtë e rolit të mentorit.
  • Të krijohen mekanizma praktikë për ofrimin e mentorimit dhe mbështetjes akademike.
  • Të kontribuohet në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm Alumni Mentorësh.

4. Fusha e Punës / Detyrat

  • Eksperti/trajneri do të jetë përgjegjës për:
  • Hartimin e metodologjisë së trajnimit.
  • Zhvillimin e agjendës dhe materialeve trajnuese.
  • Përgatitjen e moduleve për mentorim dhe zhvillim personal.
  • Facilitimin e sesioneve trajnuese për studentët e vitit të tretë.
  • Zhvillimin e ushtrimeve praktike, simulimeve dhe punës në grupe.
  • Ofrimin e mjeteve praktike për mentorim të studentëve.
  • Hartimin e rekomandimeve për funksionalizimin e rrjetit të Alumni Mentorëve.
  • Përgatitjen e raportit përfundimtar.

5. Produktet e Pritshme (Deliverables)

  • Eksperti/trajneri duhet të dorëzojë:
  • Metodologjinë dhe planin e punës për realizimin e trajnimit.
  • Agjendën dhe materialet trajnuese.
  • Realizimin e trajnimit për Alumni Mentorët.
  • Mjetet praktike dhe rekomandimet për mentorim.
  • Raportin përfundimtar me rezultatet dhe rekomandimet.

6. Raportimi dhe Koordinimi

  • Eksperti/trajneri do të punojë në koordinim të ngushtë me ekipin e VoRAE dhe do të raportojë te Menaxheri i Programit ose personi i caktuar nga organizata.

7. Kohëzgjatja e Angazhimit

  • Kohëzgjatja e angazhimit do të përcaktohet nga eksperti/trajneri, i cili duhet të propozojë numrin e ditëve të nevojshme dhe planin kohor për realizimin e programit të trajnimit.
  • Periudha e zbatimit do të përcaktohet sipas marrëveshjes me VoRAE.

8. Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Edukim, Psikologji, Menaxhim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë në ofrimin e trajnimeve për të rinj ose studentë.
  • Përvojë në mentorim, lidership rinor, zhvillim personal ose programe të ngjashme.
  • Përvojë në facilitimin e proceseve të të nxënit interaktiv.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohuri mbi sfidat e studentëve dhe tranzicionin drejt tregut të punës.

9. Procedura e Aplikimit

  • Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
  • CV të përditësuar.
  • Dëshmi të kualifikimeve dhe përvojës relevante.
  • Metodologjinë e propozuar të trajnimit.
  • Planin e punës dhe planin kohor.
  • Ofertën financiare të detajuar.

10. Vlerësimi dhe Poentimi

KriteriPikët
Kualifikimet akademike20
Përvoja profesionale relevante30
Metodologjia dhe plani i punës30
Oferta financiare20
Totali100

11. Etika dhe Konfidencialiteti

Eksperti/trajneri duhet të respektojë standardet profesionale dhe etike gjatë realizimit të angazhimit dhe të trajtojë si konfidencial çdo informacion të siguruar nga organizata ose pjesëmarrësit.

12. Afati për Dorëzim

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është:

14 Qershor 2026, ora 16:00

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

13. Kontakti

Emri: Fortesa Shasivari
Pozita: Zyrtare për Edukim
Email: [email protected]

Aplikimet duhet të dërgohen në:

Email: [email protected]

Subjekti i email-it: “Ofertë për Trajnimin e Alumni Mentorëve"