business

Menaxher/e Marketingut


Ruaj
  • star Publikuar: 05-06-2026
  • star Skadon: 18-06-2026
Kompani MOKNE
Kategoritë Marketing
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Ne besojmë se marketingu nuk është vetëm reklamë.
Është aftësia për të ndërtuar besim, për të krijuar lidhje me konsumatorin dhe për të ndikuar në rritjen e biznesit.
Për këtë arsye po kërkojmë një Menaxher Marketingu që dëshiron të lërë gjurmë. Një person që sheh mundësi aty ku të tjerët shohin rutinë. Dikë që kombinon kreativitetin me rezultatet dhe që dëshiron të jetë pjesë e një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm.

Çfarë do të bëni?

  • Do të zhvilloni ide dhe iniciativa që fuqizojnë markën tonë.
  • Do të krijoni dhe koordinoheni në realizimin e fushatave me ndikim te konsumatori.
  • Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipet e brendshme dhe menaxhmentin për zhvillimin e projekteve të reja.
  • Do të koordinoni aktivitetet me partnerët tanë të jashtëm të marketingut.
  • Do të analizoni tregun, konkurrencën dhe mundësitë për zhvillim.
  • Do të ktheni idetë në rezultate të matshme.

Çfarë kërkojmë?

  • Mendim kreativ dhe orientim drejt rezultateve.
  • Guxim për të sfiduar mënyrat tradicionale të të menduarit.
  • Aftësi për të identifikuar mundësi dhe për t'i shndërruar ato në iniciativa konkrete.
  • Sens biznesi dhe dëshirë për të krijuar ndikim.
  • Vetë-iniciativë, përgjegjësi dhe qasje proaktive në punë.

Si të aplikoni?
Dërgoni Cv - tuaj dhe një propozim të shkurtër (maksimumi 1 faqe ose video maksimumi deri në 3 minuta) ku na tregon:

  • Përtej asaj që mund të lexojmë në CV-në tuaj, çfarë duhet të dimë për ju dhe çfarë vlere mendoni se do t'i sillnit Mokne Group?
  • Cila është përshtypja juaj për marketingun dhe prezencën e markes tonë deri më sot?
  • Një mundësi ose ide që mendoni se do të vlente të eksplorohej nga Mokne Group.

P.s. Ne nuk po kërkojmë përgjıgjje përfekte. Po kërkojmë njerëz që mendojnë ndryshe, marrin iniciativa dhe krijojnë ndikim.

A mendoni se jeni personi i duhur? Na tregoni…

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu