business

Ekspert për zhvillimin e Udhëzuesit Praktik dhe Trajnimin e Peer Mentorëve


Ruaj
  • star Publikuar: 05-06-2026
  • star Skadon: 15-06-2026
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

VoRAE – TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Angazhimi i ekspertit për zhvillimin e Udhëzuesit Praktik dhe Trajnimin e Peer Mentorëve

1. Sfondi

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (VoRAE) është organizatë jofitimprurëse e angazhuar në promovimin e të drejtave, fuqizimin dhe integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Në kuadër të programeve të saj arsimore, organizata mbështet studentët e këtyre komuniteteve përmes mentorimit, zhvillimit profesional dhe aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve.

Për të siguruar qëndrueshmërinë dhe institucionalizimin e programit të mentorimit, VoRAE synon të zhvillojë një udhëzues praktik për peer mentorë dhe të trajnojë mentorët aktualë si dhe studentë të tjerë potencialë që do të angazhohen në mentorimin e gjeneratave të ardhshme të studentëve.

2. Qëllimi i Angazhimit

Qëllimi i angazhimit është zhvillimi i një udhëzuesi praktik për peer mentorë dhe realizimi i një programi trajnimi që do të forcojë kapacitetet e mentorëve aktualë dhe potencialë për të ofruar mentorim cilësor, mbështetje akademike dhe motivuese për studentët.

3. Objektivat Specifike

  • Të hartohet një udhëzues praktik për peer mentorë që përfshin metodologji, mjete dhe udhëzime për procesin e mentorimit.
  • Të zhvillohen aftësitë e mentorëve në komunikim, udhëheqje dhe mentorim.
  • Të forcohen kapacitetet e studentëve për transferimin e njohurive dhe përvojave te studentët e tjerë.
  • Të rritet cilësia dhe qëndrueshmëria e programit të mentorimit.
  • Të krijohen mekanizma praktikë për mbështetjen akademike dhe profesionale të studentëve.

4. Fusha e Punës / Detyrat

Eksperti/trajneri do të jetë përgjegjës për:

  • Analizimin e nevojave dhe konsultimin me ekipin e VoRAE dhe mentorët ekzistues.
  • Hartimin e metodologjisë së punës për zhvillimin e udhëzuesit dhe realizimin e trajnimit.
  • Zhvillimin e udhëzuesit praktik për peer mentorë.
  • Përgatitjen e materialeve dhe moduleve të trajnimit.
  • Facilitimin e sesioneve trajnuese për mentorët aktualë dhe potencialë.
  • Zhvillimin e ushtrimeve praktike, studimeve të rasteve dhe simulimeve të mentorimit.
  • Dokumentimin e procesit dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.

5. Produktet e Pritshme (Deliverables)

Eksperti/trajneri duhet të dorëzojë:

  1. Metodologjinë dhe planin e punës për realizimin e angazhimit.
  2. Udhëzuesin praktik për peer mentorë.
  3. Materialet dhe modulet e trajnimit.
  4. Realizimin e sesioneve trajnuese sipas planit të dakorduar.
  5. Raportin përfundimtar që përfshin aktivitetet e realizuara, rezultatet dhe rekomandimet.

6. Raportimi dhe Koordinimi

Eksperti/trajneri do të punojë në koordinim të ngushtë me ekipin e VoRAE dhe do të raportojë te personi përgjegjës i caktuar nga organizata. Të gjitha produktet dhe materialet e zhvilluara do t’i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga VoRAE.

7. Kohëzgjatja e Angazhimit

Kohëzgjatja e angazhimit do të përcaktohet nga eksperti/trajneri i angazhuar, i cili duhet të propozojë numrin e ditëve dhe planin kohor që konsideron të nevojshëm për zhvillimin efektiv të udhëzuesit praktik dhe realizimin e trajnimit, bazuar në metodologjinë dhe përmbajtjen e propozuar.

Periudha e zbatimit do të përcaktohet sipas marrëveshjes me VoRAE.

Ofertuesit duhet të paraqesin planin kohor të detajuar si pjesë e ofertës së tyre teknike.

8. Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Edukim, Psikologji, Menaxhim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë në ofrimin e trajnimeve
  • Përvojë në zhvillimin e programeve të mentorimit dhe trajnimeve për studentë konsiderohet përparësi.
  • Preferohet përvojë pune me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, facilitimi dhe mentorimi.
  • Aftësi për përdorimin e metodave interaktive të mësimdhënies dhe të nxënit.
  • Aftësi për të përmbushur afatet dhe detyrat e përcaktuara.
  • Aftësi në zhvillimin e moduleve

9. Procedura e Aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • CV të përditësuar.
  • Dëshmi të kualifikimeve profesionale dhe përvojës relevante.
  • Metodologjinë e propozuar për realizimin e angazhimit.
  • Planin e punës dhe planin kohor të aktiviteteve.
  • Ofertën financiare të detajuar.

Dokumentet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën e email-it të organizatës.

10. Vlerësimi dhe Poentimi

Kriteri

Pikët

Kualifikimet dhe përvoja profesionale

30

Përvoja në mentorim dhe trajnime për studentë

25

Metodologjia dhe plani i punës

30

Oferta financiare

15

Totali

100

Do të përzgjidhet kandidati që arrin numrin më të lartë të pikëve pas procesit të vlerësimit.

11. Etika dhe Konfidencialiteti

Eksperti/trajneri është i obliguar të respektojë standardet profesionale dhe etike gjatë realizimit të angazhimit. Të gjitha informacionet, dokumentet dhe materialet e siguruara nga VoRAE duhet të trajtohen si konfidenciale dhe nuk mund të shpërndahen apo publikohen pa autorizim paraprak me shkrim nga organizata.

12. Afati për Dorëzim

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është:

14 Qershor 2026, ora 16:00

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

13. Kontakti

Emri: Fortesa Shasivari
Pozita: Zyrtare për Edukim
Email: [email protected]

Aplikimet për këtë thirrje duhet të dërgohen në:

Email: [email protected]

Subjekti i email-it: “Ofertë për zhvillimin e Udhëzuesit Praktik dhe Trajnimin e Peer Mentorëve”