business

Zyrtar/e i/e financave, Faturist/e


Ruaj
  • star Publikuar: 21-05-2026
  • star Skadon: 30-06-2026
Kompani Beta Group
Kategoritë Financa
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 2

Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:

1. Zyrtar/e i/e financave – Lipjan

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr proceset financiare dhe kontabël të kompanisë;
  • Përgatit raporte financiare periodike dhe analiza për menaxhmentin sipas kërkeses;
  • Kontrollon dhe barazon kartelat e blerësve dhe furnitorëve;
  • Siguron saktësinë e faturimit dhe dokumentacionit financiar;
  • Koordinon procesin e detyrimeve financiare;
  • Menaxhon çmimet, kalkulimet dhe mirëmban evidencat financiare të kompanisë;
  • Mbikëqyr stokun/inventarin dhe përgatit raporte mujore;
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për planifikim dhe kontroll financiar;
  • Zbaton procedurat financiare dhe politikat e kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet;
  • Minimum 1 vit përvojë pune në departamentin e financave;
  • Trajnimet dhe certifikimet në fushën përkatëse janë përparësi;
  • Patent shoferi – Kategoria B është përparësi;
  • Njohja e programit të kontabilitetit Microsoft Dynamics NAV (Navision) është përparësi;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Excel, Word, PowerPoint).

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected] .

Afati i aplikimit është deri më 30 Qershor 2026

1 - Faturist/e –Lipjan

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Pranon dhe përpunon porositë, dhe siguron faturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha porosive.
  • Barazimin e kartelave të blerësve dhe furnitorëve.
  • Mbanë kontaktin me liferuesit dhe blerësit për dorëzimin dhe pranimin e mallrave.
  • Regjistrimin dhe kontrollimin e transaksioneve të arkës në baza ditore.
  • Kryen llogaritje të zakonshme për të prodhuar analiza dhe raporte.
  • Përgaditja dhe mirëmbajtja e cmimeve të kompanisë.
  • Mirëmbajtja e listës së stokut-invertarit në baza mujore.

Kualifikimet:

  • Përvojë të mëparshme në Departamentin e Financave – Faturim/Kalkulim;
  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet ose student/e në vitin e fundit;
  • Trajnime dhe Certifikime në fushën përkatëse janë përparësi;
  • Të posedojë Patent Shoferin - Kategoria B;
  • Njohja e programit të kontabilitetit Navision është përparësi;
  • Njohuri të avancuar të paketës MS Office (Excel, Word, Power Point).

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”,

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected] .

Afati i aplikimit është deri më 30 Qershor 2026

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu