 
                        
                                        Kompani
                                        Shield Recruitment & HR
                                    
                                
                                        Kategoritë
                                        Bankë, Menaxher/e
                                    
                                
                                        Vendi i punës
                                        
                                                                                            Prishtinë                                                                                    
                                    
                                
                                        Numri i pozitave
                                        1
                                    
                                Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Departamentit për Korporata (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit të Korporatave;
- Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për departamentin dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
- Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, Pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
- Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit të Korporatave si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
- Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit të Korporatave;
- Identifikon produktet e reja që banka mund te ju ofroj klientëve në baza profitabile;
- Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat;
- Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Korporata dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
- Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
- Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
- Të jetë i orientuar kah vendimmarrja e drejtuar kah të dhënat, që nënkupton analizën e të dhënave të të gjithë klientëve të bankës rreth sjelljes së tyre gjatë përdorimit të shërbimeve dhe produkteve bankare
Kualifikimet:
- Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi
- Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;
- Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;
- Aftësi për të marrë iniciativë;
- Aftësi kompjuterike;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
- Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
- Njohja e gjuhës angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 9 Nëntor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
                 
                             
                             
                            -thumbnail.jpg) 
                            -thumbnail.jpg) 
                             
                                     
                                     
                                     
                                    