![business](https://portalpune.com/storage/14800/emona-logo.png)
KONKURS PËR AGJENT SHITJE
Emona sh.p.k po kërkon një Agjent i Shitjës që të bashkohet në ekipin tonë!
Pozita: Agjent Shitjeje
Lloji i Punës: Full-time
Vendndodhja: Pejë
Përgjegjësitë kryesore:
- Të zhvilloni dhe të mbani marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe të rinj, duke siguruar rritje të shitjeve.
- Të analizoni kërkesën dhe tendencat e tregut për të ofruar zgjidhje dhe produkte që përputhen me nevojat e klientëve.
- Të negocioni çmimet dhe kushtet e shitjes me klientët, duke siguruar realizimin e qëllimeve të caktuara.
- Të përcaktoni dhe të siguroheni që targetet e shitjeve për sektorin e shitjes me shumicë dhe pakicë të arrihen në mënyrë të qëndrueshme.
- Të mbani regjistrime të sakta të shitjeve dhe aktivitetit të klientëve.
- Të organizoni dhe merrni pjesë në panaire dhe aktivitete promovuese të produkteve.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në shitje, preferohet në sektorin e shitjes me shumicë dhe pakicë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi.
- Njohuri të mirë të tregut dhe produkteve që ofrohen.
- Përshtatshmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
- Diplomë e arsimit të mesëm ose të lartë (preferohet në fushat e biznesit, marketingut, ose menaxhimit).
- Patentë Shofer kategoria B
Ofrimi:
- Rrogë konkurruese + shpërblime sipas performancës.
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim të karrierës.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetje në arritjen e qëllimeve.
Si të Aplikoni:
Dërgoni një CV të përditësuar në adresën [email protected] deri më 28.02.2025. Ju lutem, sigurohuni që të specifikoni pozitat e shitjes që mund të keni pasur dhe arritjet tuaja më të rëndësishme në sektorin e shitjeve.