Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
shpall
KONKURS PUNE
Titulli: Specialist në Departamentin e Dëmeve Materiale– (1) pozitë e lirë
Detyrat kryesore:
- Plotësimi i procesverbalit të akt-ekspertimit të dëmit,
- Fotografimi i mjetit të dëmtuar,
- Inspektimi dhe riinspektimi i mjetit në servis,
- Vlerësimi dhe trajtimi i dëmit material,
- Komunikimi me palë;
- Punë dhe detyra tjera specifike të punës në të cilat mund të angazhohet sipas kërkesës së udhëheqësit të sektorit të dëmeve ose të mbikëqyrësit direkt.
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin inxhinierisë ose në vitin e fundit të studimeve);
- Përvojë pune së paku 1 vit ( e preferueshme);
- Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze (në të folur dhe të shkruar e preferueshme);
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.
Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi;
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV me fotografi,
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
- Dëshmi mbi përvojën e punës,
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual (e rekomandueshme).
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Specialist në Departamentin e Dëmeve Materiale”
Konkursi është i hapur deri me datën 06.03.2024.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.
Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.