business

Rental Agent (Agjente/e te rentes) (3)

  • star Publikuar: 02-07-2024
  • star Skadon: 31-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani SIXT Rent a Car
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1216

Sixt Rent a Car me adresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës shpall konkurs për:

  • 3 Rental Agent (Agjente/e te rentes)

Sixt Rent a Car është një lider ndërkombëtar në dhenien me rent te veturave me nje game te flotes rreth 200-300 vetura. Ne po kërkojmë agjente/e shitjesh me aftësi të forta komunikimi me klient.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Kryen operacionet e përditshme ne dhenjen me qira të makinave, shërbimin ndaj klientit, mirëmbajtjen e automjeteve dhe transaksionet financiare.
  • Kontrollimi i reservimeve online.
  • Monitorimi i rezervimit dhe kthimit të automjeteve me qira.
  • Barazimi ne baza ditore te pagesave dhe barazimi i arkes.
  • Menaxhimi i kerkesave dhe shqetësimeve të klientëve në lidhje me marrjen me qira të automjeteve

Cilësitë tuaja:

  • Të ketë përvojë të mëparshme në një mjedis të drejtuar nga rentat.
  • Të njohe mire gjuhën angleze verbale dhe të shkruar.
  • Të jetë njohës i kompjuterit me aftësi të mira të tastierës.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me telefon ashtu edhe ballë për ballë me klient.
  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion si individ dhe si pjesë e një ekipi për të përmbushur afatet dhe për të goditur objektivat.
  • Të jetë në gjendje të punojë me ndrrime, fundjavë dhe periudha pushimi me një sistem rotacioni.

Ju presim nëse bashkoheni me ne:

  • Pagë mujore 500,35 bruto+ racioni i ushqimit + bonus i bazuar në performance.
  • Sesione trajnimi me pagesë dhe mundësi zhvillimi të mëtejshëm.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-te e tyre dhe referencat mund ti dergojn ne email adresen [email protected]

dhe shenoni poziten qe aplikon: Rental Agent-SIXT.

Afati i dorëzimit të CV është data 31.07.2024