business

Këshilltar/e për Shitje

  • star Publikuar: 17-01-2023
  • star Skadon: 29-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 14915

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Këshilltar/e për Shitje

APLIKO KETU

Këshilltar/e për Shitje i raporton Menaxherit të Njësisë për Ndërmarrje Mikro & NVM dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikon klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
  • Përcjell arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitë oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
    Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Sigurohet që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
    Mbanë dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
    Përditëson bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jep informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikon rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook.
  • Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Gjakovë

Data e fundit për aplikim: 29.01.2023

APLIKO KETU