business

Kontabilist (Accountant)

  • star Publikuar: 18-11-2025
  • star Skadon: 02-12-2025
Kategoritë Kontabilitet
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

Konkurs për një vend të lirë të punës

  1. Pozita: Kontabilist (Accountant)

Vendi: Prishtinë – Qatar Charity

Kodi i Punës: Acc

Kriteret për aplikim:

  1. Kandidati duhet të ketë diplomë Universitare për kontabilitet.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vite në fushën e kontabilitetit
  3. Aftësi në punë në programet e kontabilitetit, tatimeve dhe financave;
  4. Të ketë përvojë praktike me sistemet ERP - Microsoft Dynamics 365 (MCD365).
  5. Aftësi në programet e Microsoft Office;
  6. Përparësi kanë ata që zotërojnë certifikata profesionale si CPA, CMA, ACCA.
  7. Të ketë përvojë të mëparshme pune me organizata ndërkombëtare joqeveritare (INGOs).
  8. Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe arabe, përparësi kanë ata që njohin gjuhën arabe.
  9. Të respektojë ligjet e shtetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Rishikimi dhe miratimi i lëvizjeve financiare ditore;
  2. Regjistrimi i lëvizjeve kontabël ditore në sistemin elektronik;
  3. Përcjellja e lëvizjeve bankare dhe barazimet e tyre;
  4. Përgatitja e raporteve periodike të nevojshme;
  5. Mban llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël të kompanive dhe përfituesve;
  6. Rishikimi i të dhënave të pagesave në sistemet e kontabilitetit të miratuara nga Qatar Charity;
  7. Përgatitja e raporteve për deklarimet pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK);
  8. Monitorimi periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti;
  9. Puna sipas rregulloreve në fuqi të Qatar Charity;
  10. Paraqitja e raporteve analitike të statusit financiar të projekteve dhe programeve të Qatar Charity në vazhdimësi;
  11. Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Shënime të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur aplikoni:

  • Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.
  • Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.
  • Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.
  • Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.
  • Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: vberisha@qcharity.org
  • Kodi për aplikim të kësaj pozite i cili duhet të shënohet në subjektin-titullin e emailit: Acc 001
  • Afati i fundit për aplikim është data: 02.12.2025
  • Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.