business

Zyrtar/e për Logjistikë

  • star Publikuar: 06-11-2025
  • star Skadon: 13-11-2025
Kompani Artmotion
Kategoritë Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita: Zyrtar/e për Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Planifikon dhe organizon aktivitetet ditore që lidhen me menaxhimin dhe përdorimin efikas të automjeteve të kompanisë.
  • Siguron bashkëpunim të ngushtë me departamentet përkatëse për koordinimin e transportit, shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve.
  • Monitoron gjendjen teknike të automjeteve dhe kujdeset për mirëmbajtjen e rregullt dhe regjistrimin e tyre në përputhje me afatet ligjore dhe operative.
  • Përpilimi i raporteve të punës për nevojat e menaxhmentit.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të detyrave dhe kohës;
  • Aftësi të mira të përpilimit të raporteve dhe dokumentacionit;
  • Patentë shofer, kategoria B (e domosdoshme);

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 13.11.2025, Ora 16:00h.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu