business

Bashkëpunëtor pranë Departamentit të Infrastrukturës dhe Logjistikës


Ruaj
  • star Publikuar: 29-05-2026
  • star Skadon: 12-06-2026
Kategoritë Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

KONKURS I PUNËS

BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këtë pozitë:

Titulli i Pozitës: Bashkëpunëtor pranë Departamentit të Infrastrukturës dhe Logjistikës

1. Roli

  • Roli i Bashkëpunëtorit/es pranë Departamentit të Infrastrukturës dhe Logjistikës është organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e proceseve administrative dhe operative që lidhen me funksionimin e infrastrukturës, logjistikës dhe shërbimeve mbështetëse të Kolegjit Heimerer. Ai/ajo siguron mbarëvajtjen e aktiviteteve ditore të departamentit, koordinon furnizimet, mirëmbajtjen, transportin dhe shërbimet mbështetëse, si dhe bashkëpunon ngushtë me stafin akademik dhe administrativ për të garantuar kushte funksionale dhe efikase të punës dhe mësimdhënies.

2. Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Kryen punë administrative dhe operative në kuadër të Departamentit të Infrastrukturës dhe Logjistikës;
  • Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet ditore që lidhen me funksionimin e objekteve dhe hapësirave të Kolegjit;
  • Menaxhon dhe përditëson të dhënat në sistemet e brendshme administrative dhe databaza përkatëse;
  • Pranon, kontrollon dhe arkivon dokumentacionin administrativ dhe financiar të departamentit;
  • Kryen failimin dhe sistemimin e faturave, kontratave dhe dokumenteve të tjera përcjellëse;
  • Monitoron procesin e furnizimit me materiale, pajisje dhe inventar për nevojat e Kolegjit;
  • Bashkëpunon me furnitorët dhe departamentet përkatëse për sigurimin e furnizimeve në kohë dhe sipas kërkesave;
  • Mbikëqyr gjendjen e inventarit dhe raporton për mungesa apo nevoja për furnizim shtesë;
  • Monitoron dhe koordinon shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve;
  • Siguron që ambientet e Kolegjit të jenë funksionale, të sigurta dhe në përputhje me standardet institucionale;
  • Koordinon dhe monitoron transportin për nevojat e stafit, studentëve dhe aktiviteteve institucionale;
  • Mbështet organizimin logjistik të aktiviteteve akademike, trajnimeve, konferencave dhe ngjarjeve të tjera të Kolegjit;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet për adresimin e kërkesave operative dhe logjistike;
  • Raporton rregullisht tek menaxhmenti mbi gjendjen e infrastrukturës, furnizimeve dhe shërbimeve mbështetëse;
  • Identifikon probleme operative dhe propozon zgjidhje për përmirësimin e proceseve dhe efikasitetit të punës;
  • Siguron respektimin e procedurave të brendshme institucionale dhe standardeve të punës;
  • Ofron mbështetje administrative dhe logjistike sipas kërkesave dhe nevojave ditore të departamentit;
  • Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi, varësisht nga natyra dhe nevojat e punës.

3. Kualifikimet e kërkuara

  • Arsimimi: Diplomë Bachelor ose Master në Menaxhim, Administratë, Logjistikë, Infrastrukturë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Përvoja: Së paku 1 vit përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
  • Njohuritë: Njohuri të mira të proceseve administrative dhe operative; Njohuri bazike mbi menaxhimin e logjistikës, furnizimit dhe mirëmbajtjes; Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter dhe përdorimit të programeve të Microsoft Office; Aftësi për punë të pavarur dhe organizim të detyrave;
  • Aftësitë Personale: Aftësi organizative dhe koordinuese; Menaxhim i kohës dhe prioriteteve; Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi; Aftësi për zgjidhje të problemeve dhe menaxhim të situatave operative; Qasje profesionale me kolegë, staf dhe studentë. Aftësi të menaxhimit të situatave, qasje profesionale me kolegë, staf dhe studentë.
  • Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package;
  • Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr. 80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 29.05.2026 deri me 12.06.2026