business

Zyrtar/e për Marketing / Marketing Officer


Ruaj
  • star Publikuar: 15-05-2026
  • star Skadon: 25-05-2026
Kategoritë Marketing
Vendi i punës Ferizaj
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar/e për Marketing / Marketing Officer 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e prodhimit, përpunit dhe shitjes së konstruksioneve metalike dhe produkteve industriale.

Vendi i Punës: Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i aktiviteteve të marketingut dhe promovimit të kompanisë;
  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve për rrjete sociale, web dhe materiale promocionale;
  • Zhvillimi i fushatave marketingu për produktet dhe shërbimet e kompanisë;
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin për promovimin e projekteve dhe produkteve;
  • Organizimi dhe koordinimi i pjesëmarrjes në panaire, evente dhe prezantime profesionale;
  • Analizimi i tregut dhe konkurrencës për identifikimin e mundësive të reja;
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe partnerët në aspektin promovues;
  • Përgatitja e prezantimeve, katalogëve dhe materialeve vizuale të kompanisë;
  • Raportim periodik lidhur me aktivitetet dhe rezultatet e marketingut;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në marketing, komunikim apo media digjitale;
  • Aftësi shumë të mira kreative dhe komunikuese;
  • Njohje e mirë e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze (gjuhët tjera janë përparësi);
  • Njohuri në përdorimin e programeve bazike të dizajnit dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për organizim, menaxhim të kohës dhe punë ekipore;
  • Interes për sektorin industrial, metalik ose ndërtimor;
  • Patentë shoferi – kategoria B.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Maj 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.