business

Ftesë për Tender

  • star Publikuar: 02-10-2024
  • star Skadon: 23-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1862

Ftesë për Tender

02.10.2024

Referencë: ITT/IHS/2024/005

Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) eshte duke implementuar projektin e quajtur: “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS), për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime në Kosovë. Projekti IHS, fton kompanitë e interesuara legale ndertimore që të dorëzojnë ofertat e tyre per realizimin e puneve renovuese/ndertimore në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentin e tenderit. Projekti synon të angazhojë kompani ndërtimore për kryerjen e:

Punëve ndërtimore/ renovuese për ndërtimine recepsionit multifunksional në Spitalin e përgjithëshëm “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës”

Kompanitë e interesuara për aplikim mund ta paraqesin kerkesen per marrje te dosjes se tenderit, cdo dite pune prej ores:8:30-16:30, duke kontaktuar zyrën e IHS Projektit në Kosovë, permese-mail adreses: [email protected] e ku pervec kerkeses duhet te paraqesin edhe te dhenat e kompanise si: emrin e kompanise dhe numrin unik identifikues. Afati i fundit deri kur Operatoret Ekonomik mund ta kerkojne dosjen e tenderit eshte data: 22.10.2024 ne ora 16:30 pm. Pas pranimit te kërkeses, dokumentacioni do t`ju dërgohet kompanive përmes emailit. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 23.10.2024 në ora 11:30 am, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, hyrja. A, kati. 9, Ap. 20, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon: 1 Origjinal + 1 kopje fizike e ofertës si dhe 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithedokumentacionin e ofertuarnga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per IHS Projektin dhe ne zarf duhet të shenohet: “Punët ndërtimore/ renovuese për ndërtimin e recepsionit multifunksional në Spitalin e përgjithëshëm “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës”, dhe numri i references: “ITT/IHS/2024/005”.

Shenim: VIZITAT NE TERREN eshte e obligueshme. Operatoret Ekonomik (OE) inkurajohen të vizitojnë dhe shqyrtojë vendine punimeve dhe rrethinën e tij per të marrëtë gjitha informatat që mund të janë të nevojshme rreth përgatitjes së ofertës. Mospjesmarrja e Operatorit Ekonomik (OE) ne viziten ne terren nenkupton edhe refuzimin e Operatorit Ekonomik.Vizita ne terren eshte parapare per date: 15.10.2024 ne ora 11:00 AM.

Për informata shtesë, ju lutemikontaktoni IHS Projektinnë email adresënsi mëposhtë: [email protected]

Swiss TPH, zyrja ne Kosove Projekti IHS